5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Regjimi i Asadit sulmon zonat e rrethuara në Homs

Më të lexuarat

HOMS/ANKARA (AA) – Regjimi i Bashar al Asadit dhe përkrahësit e tij kanë nisur operacion në rajonet të cilët po mbahen nën rrethim në zonën rurale veriore të qytetit Homs në Siri. Në operacion deri më tani janë marrë nën kontroll 6 pika, transmeton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij, pas marrjes nën kontroll të Gutës Lindore në kryeqytetin e Damaskut, u drejtuan në zonat nën rrethim të qytetit Homs në pjesën qendrore të shtetit.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në Homs, forcat e regjimit në 3 ditët e fundit kanë marrë nën kontroll fshatrat Vadi el Hubbiye, Vadi el Kurbat, Ardul Casiye, Ard Kabir esh Sheyha, Zahrat Cebabi dhe Zahrat Cesiye.

Forcat e regjimit në të njëjtën kohë me operacionin tokësor, realizuan sulme intensive me avionë, artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile në zonën rurale veriore të qytetit Homs si në qarqet Telbise dhe Rastan, kampi Malluk, Deyr Ful, Müşrefiye, Zarafani, Tirmala.

Burimet lokale thonë se synimi prioritar i regjimit është ofrimi i sigurisë së rrugës Salamije, e cila lidh Halepin me veriun e Homsit.

Me këtë regjimi dhe përkrahësit po synojnë që të nisin një operacion të gjerë për të marrë nën kontroll zonën prej 592 kilometër katrorë nën kontrollin e opozitarëve.

Ndërkohë, 200-250 mijë persona në veri të Homsit, për 5 vite po mbahen nën rrethim.

Regjimi pas një rrethimi të ngushtë dhe sulmeve intensive për 5 vite, kishte marrë nën kontroll rajonin e Gutës Lindore në Damask.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit