Policia irakiane ka thënë se së paku 12 rekrutë të Ushtrisë së Irakut janë vrarë në një sulm, në një qendër ushtarake në Bagdad.
Sulmi ka plagosur edhe së paku 25 rekrutë të tjerë.
Autoritetet spitalore kanë konfirmuar numrin e viktimave.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.