0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Studiuesit: Gjelbërimi rrit lumturinë

Më të lexuarat

Një studim i ri thekson se kontakti me natyrën është faktor për shëndetin mendor, një argument që është përqafuar prej kohësh nga aktivistët për mjedise të gjelbra dhe parqe në zonat urbane.

Afro 80 për qind e popullsisë në vende me të ardhura të mesme dhe të larta jetojnë në zona urbane ku depresioni përbën një shqetësim të madh për shëndetin publik. Parqet, kopshet e gjelbëruara dhe mjediset e hapura natyrore shpesh mungojnë në qytete.

Disa studime kanë ngritur idenë se ka lidhje mes hapësirave të gjelbëruara dhe lumturisë, por studiuesit nuk kishin zbuluar një lidhje shkak-pasojë. Mathew P. White dhe kolegët e tij në Universitetin e Exeterit vendosën të analizojnë lidhjen.

Ata krahasuan mirëqënien mendore të qindra britanikëve që ishin larguar nga lagje të zymta, pa gjelbërim, në qendra banimi ku kishte hapësira të gjelbëruara dhe të atyre që kishin lëvizuar nga komunitete të gjelbra në zona urbane, pa parqe. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se gjatë një periudhe pesë vjeçare, njerëzit që kishin lëvizur për në zona më të gjelbra ishin më të lumtur dhe vazhduan të jenë të më të lumtur. Në një artikull në revistën Environmental Science & Technology, studiuesit arrijnë në përfundimin se “politikat ambjentaliste që nxisin një mjedis më favorizues për shëndetin fizik mund të sjellin përfitime më të gjera për shëndetin publik”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit