Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkrahur sulmet ajrore të SHBA-së dhe aleatëve të saj Britanisë dhe Francës kundër Sirisë.
Hardinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri.
“Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj.