Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, pasi i njëjti postuar disa foto me armë zjarri të llojit AK-47, e cila dyshohet të jetë armë e vërtet.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në Strellc të Ulët, në Deçan.
Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cal. 7.62 mm. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/