4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Policia kontrollon mbi 800 persona në një lokal në Pejë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës në Pejë, në lokalin “Toto Terazza“, ka kryer një bastisje dhe një kontroll rekordi. Në koordinim dhe me pëlqimin e Prokurorit të Shtetit, Policia ka bastisur gjithë personelin e këtij lokali dhe mysafirët, që ishin hiç më pak se rreth 800 persona.
“Bastisja e mysafirëve në ketë lokal ka filluar sipas planit. Të gjithë personat e bastisur janë nxjerrë nga lokali dhe pas zbrazjes së lokalit është bastisur edhe ky vend me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë ‘Gllok 9×19’, 1 pistoletë ‘CZ 99’, 1 pistoletë ‘VZOR’ kalibri 7.65, 27 copë fishek të pistoletës 9 milimetra, 2 copë fishek të kalibri 7.65 milimetra, 2 thika, 1 boks i metalit, si dhe substancë narkotike 1.2 gram e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjitha këto janë gjetur të hedhura nëpër vende të ndryshme brenda këtij lokali nga mysafirët. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit