0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Angli dhe Uells çdo orë regjistrohen 11 raste të përdhunimit

Më të lexuarat

LONDËR (AA) – Mesatarisht 85 mijë femra në vit janë viktimë e përdhunimit në Angli dhe Uells, ka treguar një raport i organizatës joqeveritare Rape Crisis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të organizatës e cila hulumton rastet e përdhunimit në Angli dhe Uells dhe ofron mbështetje psikologjike, 202.666 denoncime për sulme seksuale janë bërë në periudhën 2016-2017.

Organizata ka ofruar për viktimat e përdhunimit 450 mijë seanca për këshillim ligjor, mbështetje emocionale dhe këshillim të përgjithshëm.

Gjatë kësaj periudhe nga mbështetja profesionale e organizatës kanë përfituar 67.059 persona.

Ndërkohë, 42 për qind e viktimave që kanë shfrytëzuar shërbimet e organizatës janë persona të rritur të cilët gjatë fëmijërisë kanë përjetuar ngacmim seksual.

Sipas raportit, 93 për qind e viktimave të përdhunimit përbëhen nga femrat.

Nga viktimat e përdhunimit, 2.651 janë nën moshën 15 vjeç. Nurmi i të miturve nën moshën 15 vjeç që kanë qenë viktimë e përdhunimit është rritur për 55 për qind në raport me periudhën paraprake, kurse ai i personave të rinj nën moshën 25 vjeç është rritur për 36 për qind.

Raporti vë në dukje se numri i të miturve në Angli dhe Uells që janë ngacmuar seksualisht më shumë se një herë është rritur për 30 për qind.

– 25 për qind e viktimave, persona me aftësi të kufizuara

20 për qind e personave që kanë parashtruar ankesë për përdhunim përbëhen nga grupe të pakicave etnike dhe persona me ngjyrë. Ndërkaq, 25 për qind e viktimave të përdhunimit janë persona me aftësi të kufizuara.

Sipas raportit, çdo vit në Angli dhe Uells përdhunohen 85 mijë femra dhe 12 mijë meshkuj, që tregon se në këtë vend ndodhin mesatarisht 11 përdhunime në çdo një orë.

Organizata ka tërhequr vëmendjen se një në pesë femra të moshës 16 deri në 59 vjeçe ka përjetuar ndonjë lloj të dhunës seksuale.

90 për qind e viktimave të përdhunimit njohin sulmuesin para se të kryhet sulmi.

Organizata ka paralajmëruar se numri i personave të sulmuar seksualisht mund të rritet në afër 500 mijë në vit, duke theksuar se vetëm 15 për qind e viktimave të dhunës seksuale paraqesin rastet në polici.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit