-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Haradinaj vizitoi Këshillin e BIK-ut në Podujevë

Më të lexuarat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, si duket ka filluar t’i vëjë makiazh turpeve të tij në drejtim të komunitetit musliman, për të ofruar këtë përshtypje ai ka qëndruar sot në Podujevë, ku, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe zyrtarë të lartë të partisë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të këtij qyteti, jo rastësisht është zgjedhur Podujeva, ngase ky është edhe Këshilli më problematik, anëtar dhe imam të të cilit shërbejnë edhe në të ashtuquajturën Sindikata e Bashkësisë Islame të Kosovës, e nga angazhimet e të cilëve (në sulmet ndaj BIRK dhe besimtarëve praktikues të sunetit të Profetit) mund të konsiderohen aleat.

Gjatë takimit kryetari Haradinaj ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës për pritjen dhe ka thënë se e respekton këtë institucion, i cili në vazhdimësi ka punuar për atdhe e fe.

Bekim Jashari, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, e ka falënderuar kryetarin Haradinaj për vizitën e tij dhe për përkrahjen dhënë BIK-ut në vazhdimësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit