-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Aeroplani luftarak i punuar me printer!

Më të lexuarat

Aeroplani luftarak britanik, Tornado, me të gjitha komponentët metalike është punuar me ndihmën e një printeri tredimensional. Muajin e kaluar ka kryer me sukses fluturimin testues, njofton tek sot industria britanike e armëve, BAE Systems.
Prodhuesit e aeroplanëve po kërkojnë mënyra më të lira e më të shpejtë për të prodhuar pjesët, ndaj NASA në gusht të vitit të kaluar ka testuar me sukses një komponent të motorit reaktiv të bërë vetëm me printer 3D.

“Papritmas as nuk lidheni me vendin ku do t’i prodhoni pjesët”, ka thënë Mike Murray, një nga udhëheqësit e BAE Systems, duke njoftuar fluturimin e suksesshëm testues në Warton, në veri të Anglisë. Ai theksoi se pjesët tani mund të prodhohen kudo ku mund të arrijnë printerët

Sipas kompanisë, gjithnjë duke mos dhënë detajet, është thënë se disa pjesë që janë prodhuar në bazën e Forcës Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, në Anglinë Lindore, kushtojnë afro 120 euro, kështu që brenda vitit mund të kursehen qindra-mijëra funte. /Telegrafi/- www.albayan-magazine.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit