1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sulmi me armë kimike në Siri, rritet në 78 numri i të vdekurve

Më të lexuarat

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Është rritur në 78 numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmit me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qarkut Duma, pika e fundit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të sotëm special i cili mban nënshkrimin e mjekëve nga Guta Lindore doktor Suleman Kakeh dhe doktor Ayman Arbash, thuhet se numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmeve të djeshme ka arritur në 78.

Në pamjet e arritura nga rajoni në lidhje me sulmin me armë kimike, shihet se shumica e civilëve të cilët kanë humbur jetën me sy të hapur, nuk kanë gjakderdhje dhe se në pjesën e gojës dhe hundës së tyre ka shkumë të bardha që buron nga mbytja.

Forcat e regjimit të cilët ditë më parë përsëri filluan sulmet intensive ndaj qarkut Duma nën kontrollin e opozitarëve, edhe më 19 mars kryen sulm me armë kimike me përmbajtje të gazit klorin në këtë vend.

Në anën tjetër, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në një raport të publikuar më 4 prill të vitit 2018 njoftoi se regjimi i Asadit ka përdorur 214 herë armë kimike që nga fillimi i luftës civile dhe 11 herë vetëm pas masakrës në Han Shejhun.

Në qarkun Duma, e cila është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, aktualisht rreth 100 mijë persona jetojnë nën rrethim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit