3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Thaçi: Islam radikal në Maqedoni? Qesharake!

Më të lexuarat

Situatë tragjikomike. Kështu e ka komentuar për herë të parë për mediat e vendit aksionin “Monstër” dhe arrestimet në emër të luftës kundër islamit radikal, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçit.
Thaçi thotë për Radio Evropën e Lirë se tentimet për atribuimin e islamit radikal shqiptarëve, është një truk i vjetër dhe i njohur për shërbimet serbe. Ai pohon me plot përgjegjësi se në Maqedoni nuk ka islam radikal dhe se akuzat e ministres së Brendshme janë qesharake.

“Fillimisht, ministrja tha se këta qenkan islamikë radikalë. Situatë tepër tragjike, e të mos them – komike. Nëse janë islamikë radikalë, nëse ata duan të na frikësojnë, nëse kështu vrasin, a do të na vrasin sërish? Nëse kjo është strukturë e organizuar (sigurisht se) do të kemi sërish të tilla aksione. Cilat janë faktet e Ministrisë se ata njerëz që e kanë kryer këtë akt, janë islamikë radikalë? Kur keni një komunikatë nga Departamenti i Shtetit në të cilën thuhet se ‘i presim faktet’… ky është një fjalor diplomatik që nëse do të qartësohej, do të thotë ‘ju nuk keni fakte dhe argumente për këtë gjë’”, thotë Thaçi, për të pyetur më pas se “pse ministrja nuk na e thotë se kush është koncesioner i liqenit dhe a ka dikush truall në afërsi të këtij koncesioneri dhe a mund të jetë ky një konflikt banal”?

Thaçi kërkon përgjegjësi nga autoritetet për arrestimin e personave të pafajshëm dhe maltretimin e qindra familjeve gjatë aksionit “Monstër”.

“Nuk mundeni ju të maltretoni njerëz, t’i mbani në burg ata dhe t’i paraburgosni për 5-6 ditë dhe më pas t’u thoni ‘më fal’. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi, si politike ashtu edhe penale”, shprehet Thaçi.

I pyetur nëse këto zhvillime kanë krijuar kushtet për ngjizjen e idesë për një parti të re shqiptare, Thaçi vlerëson se “kjo mbetet një dëshirë e disa personave të caktuar, po edhe e disa partive politike maqedonase”.

“Skena politike tek shqiptarët është e stabilizuar, ekziston një opozitë e fortë dhe parti që është në pushtet. Normalisht, është demokratike që çdonjëri të provojë shansin e vet, por gjatë kësaj e sipër duhet të ruhen normat demokratike”, thekson Thaçi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit