Lufta cilvile në Siri ka filluar për gati tri vite dhe viti 2013 ka qenë një vit i negociatave, diplomacisë intenzive dhe madje edhe kërcënime për veprime ushtarake.
Populli sirianë janë ata që vazhdojnë të vuajnë barrën e kësaj lufte. Familjet janë ndarë, shkolla, spitale dhe komunitete të tëra janë shkatërruar.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, që nga fillimi i luftës në mars 2011, më shumë se 130.000 njerëz vlerësohet se janë vrarë. Lufta ka krijuar krizën më të rëndë në botë për refugjatë, në 20 vitet e fundit. Më shumë se dy milionë sirianë kanë ikur nga vendi, duke kërkuar strehim në Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt. Kombet e Bashkuara besojnë se numri i refugjatëve mund të arrijë në tre milionë në vitin 2014.
Numri i njerëzve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre është rritur në 6.5 milion. Shumë prej tyre janë duke jetuar pa ushqim të mjaftueshëm apo qasje në energjinë elektrike dhe furnizime mjekësore.
Ka pasur lëvizje diplomatike. Në nëntor, Koalicioni Kombëtar Sirian (KNS) ranë dakord për të mbajtur bisedime për paqe në Gjenevë.
KNS ka përshkaruar disa parakushte për frekuentimin e saj, por ajo duket se e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj duke thënë se Bashar al-Asad duhet të largohet para se këto bisedime të fillojnë. Gjithashtu, KNS dëshiron lirimin e të burgosurve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, lehtësimin për hyrjen e ndihmave humanitare në zonat e mbajtura nga ata, dhe një premtim se al-Asad nuk do të ketë asnjë rol në periudhën kalimtare apo në të ardhmen afatgjate të vendit./mszh/kohaislame