2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hamas reagon ndaj akuzave të ministrisë egjiptiane

Më të lexuarat

Përgjegjësit e lëvizjes palestineze Hamas, kanë mohuar akuzat e ministrisë së jashtme të qeverisë së përkohshme të Egjiptit kundër kësaj lëvizjeje.
Sipas burimeve palestineze, Sami Abuzahri, zëdhënësi i lëvizjes Hamas ditën e enjte ka thënë se akuzat e Mohamad Ibrahim, ministrit të brendshëm të qeverisë së përkohshme të Egjiptit kundër lëvizjes Hamas janë të pabaza dhe janë përpjekje për të ndikuar në opinionin publik të Egjiptit dhe transferimin e krizave të brendshme të këtij vendi.

Abuzahri, ka kërkuar përfundimin e akuzave ndaj lëvizjes Hamas në lidhje me ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Egjiptit. Salah Badubel, anëtar i lëvizjes Hamas gjithashtu ka dënuar akuzat e ministrit të jashtëm të Egjiptit ndaj kësaj lëvizjeje rreth mësimit ushtarak të disa elementëve të lëvizjes Vëllazëria Myslimane egjiptiane si dhe rolin në shpërthimet e Deghhalie (veri të Egjiptit) duke e cilësuar këtë lëvizje kundër popullit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit