7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

10 kuriozitete rreth parasë që do t’ju habisin

Më të lexuarat

1-E papërshkueshme nga uji për shkak të plastikës, është kartëmonedha prej 5 paundësh që u lëshua nga banka më 13 shtator të 2016.  Bëhet fjalë për një prodhim italian, i shtypur në Casale Monferrato, falë materialit polimer, që zgjat 2.5 herë më shumë se 5 paundi i vjetër. Vitin e kaluar 21.835 kartëmonedha u deshën që të zëvendësohen për shkak të dëmtimit që kishin pësuar nga kafshimi i kafshëve, apo larja e tyre në lavatriçe. Tashmë ato janë më të vështira për tu falsifikuar për shkak se kanë një “dritare”, transparente  dhe futen më lehtë në xhepa apo portofola, pa u dëmtuar. Përveç portretit të Mbretëreshës Elisabetta, kartëmonedhat e reja përfshijnë edhe atë të  Winston Churchill. Por kjo nuk është një risi absolute: kartëmonedhat e para plastike janë futur në Australi në vitin 1992 dhe që atëherë u përhapën edhe në vende të tjera të botës, në Zelandën e re dhe Rumani.

816504-2465-in-900x6002- Kjo është kartëmonedha e fundit e emetuar në vitin 2008, nga banka qendrore e Zimbabve. Ka një vlerë prej 100 miliardë dollarë të Zimbabve. Kjo është vlera më e lartë e prodhuar ndonjëherë, por me atë kartëmonedhë nuk arrin që të blesh asnjë abone javore autobusi. Zimbabve po kalon një krizë të rëndë inflacioni të frikshëm. Çmimet dyfishohen nga sot-nesër: banorët për të bërë pazare dalin me qese plastike në dorë, të mbushura me monedha. Për të dalë nga kjo krizë, banka qendrore nga 15 gushti 2015, ka nisur konvertimin e dollarëve të vjetër të Zimbabve në dollarë amerikanë. Kursi i këmbimit është tronditës: 1 dollarë amerikan për 35 miliardë dollarë të vjetër të Zimbabve.

cappuccino-900x6003- Në vitin 2005 , hulumtuesit në Universitetin Yale kanë arritur të demonstrojnë se nëse majmunët Capuchin ( Cebus capucinus ), trajnohen siç duhet, ata mund të mësojnë të përdorin paratë për të bërë pazare. Gjatë eksperimentit, majmunët treguan një lloj lehtësie të përdorimit të kartëmonedhave: disa prej tyre vidhnin monedhat e disa të tjerë i përdornin për të blerë të mira materiale. nazipound-900x6004- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët falsifikuan paundët britanikë me një vlerë totale prej134,610,810 paund. Qëllimi ? Destabilizimi i ekonomisë britanike. Edhe sot, paundët e rremë gjermanë, janë konsideruar në mesin e falsifikimeve më të mira të bëra ndonjëherë dhe kjo është pothuajse e pamundur për t’i dalluar ato nga paundët realë. Paratë u përdorur edhe nga nazistët për të liruar Musolinin nga “Campo Imperatore”.

sterline-900x6005- Me që ra fjala tek anglezët: portreti i Mbretëreshës  Elisabetta, u shfaq tek monedhat në 33 vende të ndryshme të botës. Shfaqja e parë e portretit u vendos tek valuta kanadeze e vitit 1935, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Monarkja britanike, në fakt është në kreu i shtetit nga të gjitha vendet që janë pjesë e Commonwealth-it britanik .

australia-900x6006- Procesi që ka të bëjë me njohjen e monedhave të reja, është i komplikuar. Për shembull në vitin 1965, kur Australia braktisi paundin për të pasur një monedhe të sajën kombëtare, përpara se të zgjidhte fjalën dollar, qarkulluan emra të ndryshëm. Mes tyre ishte edhe monedha e quajtur  Kanga (që vinte nga emri kangur), apo Emu.

13-900x6007-Monedha më e përdorur në botë? Është dollari. Ndiqet nga euro, paundi anglez, juani kinez dhe jeni japonez.

bitcoin11-900x6008- Jo të gjitha monedhat dixhitale janë të njëjtat. Ka diferencë mes monedhës virtuale dhe kriptovalutës. Monedha virtuale është përcaktuar në vitin 2012 nga Banka Qendrore e Europës “një lloj paraje dixhitale jo e rregulluar, e cila zakonisht u lëshua dhe kontrollua nga zhvilluesit e saj dhe që tani përdoret mes një komuniteti specifik virtual”. Një kriptovalutë ( për shembull Bitcoin), është në mesin e monedhave dixhitale që përdor kriptografinë për sigurinë në botë dhe që është shumë e vështirë që të falsifikohet. Karakteristikat dalluese e kriptovalutës është fakti se ato nuk janë lëshuar nga një autoritet qendror.

Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi

9-Presidenti i Rangn (Burma), në vitin 1988 Ne Win, vendosi që të zhdukë kartëmonedhat që nuk kishin të shfaqur numrin 9. Ky sipas tij ishte numri me fat dhe banorët e u hodhën në protesta sepse zhdukja e monedhave kishte të bënte edhe me nxjerrjen e jashtë përdorimit të parave që njerëzit e tij kishin kursyer për gjatë gjithë jetës. Tashmë ato para nuk kishin më asnjë vlerë. Protestat zgjatën prej disa muajsh dhe ushtria vrau rreth 10 mijë njerëz. Ajo udhëhiqej nga Aung San Suu Kyi dhe në 1988 u bë një ikonë e lirisë në të gjithë botën.

liche-900x60010- Në 2011, faqja e internetit “Airbnb” , publikoi njoftimin për të marrë me qira të gjithë Principatën Lihtenshtajnit për 70,000 $ për një natë. Qiramarrësit mund edhe tu jepnin emra rrugëve të Principatës. Ideja nuk fakt nuk ishte e re. Në 2003, Karl Schwärzler nga Lihtenshtajni, fitoi çmimin “Nobel” për ekonomi,  për të bërë të mundur marrjen me qira të të gjithë shtetit dhe që ai mund të përdorë për konferenca, dasma  apo ngjarje të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit