-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Të gjithë bashkë në Ankara për të mbrojtur gjuhën shqipe

Më të lexuarat

Sot në Turqi përjetohet një ditë historike.

Me vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare më 7 shkurt 2018-të u hap rruga e mbrojtjes zyrtarisht të gjuhës shqipe në Turqi.

Me një interes të madh qindra shqipfolës erdhën në Ankara për të hyrë në provimin e gjuhës.

Një interes të madh treguan jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Turqi por edhe nënshtetas turq me origjinë shqiptare që e kanë mësuar shqipen dhe e kanë ruajtur atë me dashuri si trashëgimi të paraardhësve të tyre.

Gjithashtu në provim kishin ardhur edhe kursantët e gjuhës shqipe, jo vetëm nga Ankaraja por edhe qytete të tjera qindra kilometra larg kryeqytetit me në krye Stambollin, Izmirin, Bursan etj.

Një interes të madh për këtë provim treguan edhe studentët që kanë përfunduar degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Trakyas në Edirne.

Ky provim ka për qëllim përcaktimin e nivelit të njohurisë së gjuhës.

Dokumenti i lëshuar nga Qendra e Përzgjedhjes dhe Sistemimit të Nxënësve (OSYM) pas korrigjimit të provimit mundëson gjithashtu edhe shpërblim për nëpunësit shtetëror që zotërojnë gjuhën e huaj.

Kështu që bashkë me shpërblimet e dhëna për gjuhët e tjera të huaja, një nëpunës në Turqi që zotëron gjuhën shqipe, do të marrë shpërblim nga shteti çdo muaj, duke e bashkangjitur atë me rrogën mujore.

Mësimi i shumë gjuhëve, përveçse pasuron njohuritë e njeriut, është edhe mundësi praktike për komunikimin e tij jashtë vendit ku jeton, si dhe ngre nivelin e punonjësit, për këtë qëllim shteti turk ka zgjedhur të shpërblejë punonjësit sipas nivelit zotërues për të nxitur mësimin e gjuhëve të huaja.

Dokumenti i lëshuar nga Qendra e Përzgjedhjes dhe Sistemimit të Nxënësve njihet jo vetëm në institucionet shtetërore por edhe nga sektori privat.

Kjo është një bazë themelore edhe për bizneset që kërkojnë zotërues të gjuhës shqipe.

Mundësimi i mbrojtjes së gjuhës shqipe tregon rëndësinë që Turqia i jep kësaj gjuhe, e cila është një urë e rëndësishme dhe e nevojshme për krijimin e marrëdhënieve edhe më të fuqishme vëllazërore, kulturore, sociale, ekonomike etj. ndërmjet Turqisë dhe të gjitha hapësirave gjeografike, ku flitet shqip.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit