Biblioteka Kombëtare e Kinës, me më shumë se 35 milionë libra, arkiv, koleksione historike dhe mbishkrime, llogaritet si biblioteka më e madhe në Azi.
Biblioteka e cila është themeluar nga Dinastia Qing (1644-1912) në vitet 1909-1912 në qendrën e kryeqytetit, çdo vit pret më shumë se 5 milionë vizitorë.
Emri i parë i bibliotekës së themeluar në vitet e fundit të dinastisë ishte “Biblioteka e Kryeqytetit”. Më pas emri i saj ishte “Biblioteka Shtetërore e Pekinit” ndërsa më vonë në vitin 1998 mori emrin “Biblioteka Kombëtare e Kinës”./AA/