Sipas një studimi të kohëve të fundit vërtetohet se lindja normale është pozitive jo vetëm për nënën e re, por edhe për foshnjën e porsalindur. Pasi lindja natyrale stimulon një proteinë tepër të rëndësishme për të zhvilluar trurin e foshnjës, gjë që nuk mund të ndodhë gjatë një lindje cezariane. Studimi i drejtuar nga një skuadër shkencëtarësh të një universiteti amerikan, evidenton sesi një proteinë e trurit e quajtur “Ucp2”, është tepër e rëndësishme për zhvillimin e neuroneve dhe për funksionet e trurit. Por jo vetëm, sepse “Ucp2” luan një rol thelbësor edhe në metabolizmin e yndyrës, i cili ndikon drejtpërsëdrejti tek niveli i qumështit të nënës së re.
Arsyet kundër lindjes me operim:
− Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane
− Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë
− Rreziku i madh nga krijimi i trombozës
− Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit
− Gjidhënja e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjen
− Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale
− Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës