14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mea-cupla e Zuckerberg, pranon gabimin e Facebook me Cambridge Analytica

Më të lexuarat

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka pranuar se rrjeti social gjigant “bëri gabime” mbi skandalin e Cambridge Analytica.

Ai u zotua për të futur ndryshime që do ta bënin më të vështirë për aplikacionet e palëve të treta që të “korrnin” informacionin privat të përdoruesve.

Një “shkelje e besimit” midis krijuesit të aplikacioneve Aleksandr Kogan, Cambridge Analytica dhe Facebook ka ndodhur, tha ai. Por ishte gjithashtu një shkelje e besimit “midis Facebook dhe njerëzve që ndajnë të dhënat e tyre me ne”.

“Unë e krijova Facebook, dhe në fund të ditës unë jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë”, thotë Zuckerberg në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Për të trajtuar problemet aktuale dhe të kaluara, ai tha se Facebook do të:

– hetojë të gjitha aplikacionet që kanë pasur akses në sasi të mëdha informacioni përpara se platforma të ndryshohej “për të reduktuar në mënyrë dramatike aksesin e të dhënave” në 2014

– kryejë një kontroll të plotë të çdo aplikacioni me veprimtari të dyshimtë

– ndalojë çdo zhvillues që nuk pajtohet me një auditim të plotë

– ndalojë zhvilluesit që kanë keqpërdorur informacion personalisht të identifikueshëm

Në të ardhmen Zuckerberg tha se Facebook do të:

– kufizojë qasjen e të dhënave të zhvilluesve “edhe më tej” për të parandaluar abuzime të tjera

– heqë qasjen e zhvilluesve në të dhënat e një përdoruesi nëse përdoruesi nuk e ka përdorur aplikacionin e zhvilluesit për tre muaj

–  zvogëlojë të dhënat që përdoruesit i japin një aplikacioni kur hyjnë vetëm me emrin, foton e profilit dhe adresën e postës elektronike

-kërkojë që zhvilluesit të marrin miratimin dhe të nënshkruajnë një kontratë me qëllim që t’i kërkojnë të gjithëve qasje në postet e tyre ose të dhëna të tjera private.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit