Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, solli disa fotografi të armëve amerikane në një takim me princin e Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.
Sipas mediave të huaja, duke treguar një tabelë për gazetarët në një takim, në të cilin shkruhej “12.5 miliardë në shitje përfundimtare në Arabinë Saudite”, Trump u mburr për të gjitha paratë që kontraktorët e mbrojtjes amerikane do të merrnin për prodhimet e tyre.
“Tre miliardë dollarë,… 533 milionë dollarë,… 525 milionë dollarë”, tha Trump ndërsa vuri në dukje fotografitë.
Pastaj ai ju drejtua princit të kurorës dhe shtoi: “Kjo është kikirikë për ju!”, ndërkaq princi buzëqeshi.
Trump kritikoi paraardhësin e tij, Barack Obama, për pikën e ulët të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite nën mandatin e tij.
Sipas mediave, armët amerikane dhe format e tjera të ndihmës ushtarake e lejojnë Arabinë Saudite të ketë pushtet të fortë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndërhyrjen e saj në Jemen.