New York, 21 dhjetor – Cigarja elektronike do të ndalohet në Nju Jork në vendet publike, restorante, bare, parqe dhe sidomos plazhe, ashtu si cigaret dhe duhani, në bazë të një vendimi të këshillit bashkiak.
“Këshilli votoi dje këtë masë që pritet të nënshkruhet ditët e ardhshme nga kryetari i bashkisë Michael Bloomberg”, njoftoi një zëdhënës i këshillit, i kontaktuar me telefon.
Ajo do të hyjë në zbatim 180 ditë pas datës së nënshkrimit, shtoi ai.
Ligji antiduhan është tepër rigoroz në Nju Jork. Mosha legale për blerjen e duhanit, cigareve dhe cigareve elektronike është rritur së fundmi nga 18 në 21 vjeç, një masë e nënshkruar muajin e kaluar nga Bloomberg dhe që do të hyjë në fuqi në maj.