13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Njeriu mbrohet nga diskriminimi për atë që është jo për atë që bën

Më të lexuarat

Nga Fitim Zekthi

Në një video që promovon mosdiskriminimin dhe trajtimin e njerëzve si të barabartë gjenden së bashku duke u shfaqur pas njëri tjetrit një hoxhë, një njeri me ngjyrë, një njeri i një etnie të ndryshme nga shqiptarët, etj … dhe në fund një vajzë që është e njohur si veprimtare për të drejtat e homoseksualëve. Këto video të shëmtuara dhe mjaft dashakeqe ujdisen nga duar vërtet të liga të cilat vetëm mbrojtjen e ndonjë njeriu nga diskriminimi nuk e duan. Këto video kërkojnë të poshtërojnë besime apo forma të ndryshme identitare duke u i hedhur ato të tëra në një kategori. Njeriu mbrohet nga diskriminimi për atë që është jo për atë që bën. Njeriu mbrohet nga diskriminimi për cilësi të pandryshueshme që ai ka si etnia, raca, kombësia apo për cilësi që kanë të bëjnë me besim spiritual dhe që që janë trashëgohen kulturalisht apo formësojnë identitetin e kulturor. Një homoseksual bën diçka, ai nuk është diçka. Është njësoj si të zgjedhësh të jesh vegjetarian, të mos shohësh sport, të mos hash limon apo të duash ti bësh flokët me xhel.

 

Padyshim që dikush që nuk dëshiron të hajë limon, apo që nuk sheh sport nuk mund të diskriminohet dhe zotëron të gjitha të drejtat si kushdo tjetër. Edhe homoseksualët kanë dhe duhet të mbrohen me forcë që ti zotërojnë të gjitha të drejtat: të punës, të pronës, të jetës, të martesës (mes nëj burri dhe një gruaje si të tjerët), të shkollës, të kujdesit shëndetësor etj. Por kjo nuk do të thotë që ata të identifikohen si grup social si besimtarët (ata myslimanë në këtë rast) apo si minoriteti grek, apo si egjyptianët apo romët. Nuk ekziston një mbrojtje nga diskriminimi pse nuk sheh sport apo nuk ha limon. Ajo që ka bërë hoxha duke e futur veten në atë video është e turpshme. Ai nuk e ka kuptuar asfare që ajo që ai përfaqëson nuk është një cilësi e tillë si të qenit homoseksual apo si të qenit njeri qe nuk sheh sport apo qe nuk ha limon. Ajo është një cilësi që përkufizon identitetin e njeriut, që është besim spiritual dhe e trashëgueshme kulturalisht siç është raca apo etnia një cilësi përkufizuese dhe e trashëgueshme. Hoxha, besoj e ka bërë nga budallallëku por duhet të gjejë forcë të flasë për atë video idiote dhe te dale nga ajo video menjehere. Tvsh që e ka ngjizur dhe që e shfaq atë është në duart e një ish gazetari të Zërit të Popullit që njeh veç interesat meskine të pazareve dhe nuk do t’ia dijë për asgjë.

 

Një dorë tjetër i ka dhënë atij paratë që tvsh të vërë bashkë ne nje rresht hoxhën dhe aktivisten e homoseksualëve. Homoseksualët kështu përdoren për të fyer një fe apo një identitet kulkturor apo etnik dhe jo për tu mbrojtur nga diskriminimi. Ata janë njerëz që meritojnë të mbrohen dhe trajtohen me respekt pavarësisht se çfarë mendon shqoëria për aktin e homoseksualitetit. Homoseksualet bejne dicka qe eshte e tyrja, qe ndodh ne dhomen e gjumit dhe askush nuk duhet as ta dije se cfare bejne dhe jo me ti diskriminoje. Nxjerrja e tyre ne tv eshte duke ua shfaqur dicka qe eshte personale i trajton ata si copa mishi ne sherbim te nje axhende qe vetem ata nuk ka ne qender. Hoxha ose KMSH nga ana tjeter nuk mund te terhiqet per hunde sic terhiqet ariu me te cilin dalin dhe bejne foto kalamajte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit