Ish-ylli turk i Barcelonës, Arda Turan, është martuar me një ceremoni të thjeshtë, por duke zgjedhur të ketë si dëshmitar vetë presidentin Erdogan.
“Falënderoj të gjithë ata të cilët janë lutur dhe na kanë uruar martesën”, ka përcjellë ai një mesazh në rrjete sociale.
Pas përvojës disavjeçare në Spanjë, Turan është kthyer sërish në Turqi ku luan aktualisht me Medipol Bashakshehir. /tesheshi.com/