Muhamed Salah vijon të shkëlqejë në ‘Anfield’, me gola dhe asiste të shumta, por ditët e tij te Liverpooli duken të numëruara.
Sulmuesi egjiptian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, që janë gati të bëjnë çmenduri për të transferuar Salah.
Manchester United, Real Madrid, pro edhe të tjera klube, kanë trokitur në zyrat e Liverpoolit, për të kërkuar informacione për çmimin e kartonit të Salah.
Nga ana tjetër, drejtuesit e ‘The reds’ kanë bërë të qartë se Muhamed Salah kushton më shumë se Coutinho dhe se klubet e interesuara për të, duhet të paguajnë plot 180 milionë euro.