-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Padi kundër ligjit francez që ndalon nikabin në vendet publike

Më të lexuarat

Dy vjet pas futjes në fuqi të ligjit që ndalon mbajtjen e nikabit në vendet publike, ky kufizim po ballafaqohet me sfida ligjore. Paditë ligjore në gjykata evropiane dhe franceze mund ta detyrojnë qeverinë franceze të anulojë ligjin dhe mund të sjellin ndikim edhe më të gjerë në Evropë.

Në 2011, Franca u bë vendi i parë evropian që ndalonte nikabin në venkde publike. Ligji përfshinte, së paku në teori, edhe maskat për skijim, përveç shamive që mbulojnë fytyrën, por u pa si një politikë që vinte në shenjestër 5 milionë myslimanët e Francës, komuniteti më i madh mysliman në Evropë. Debati përfshiu mbarë rajonin. Belgjika ndoqi shembullin e Francës duke miratuar një ligj të ngjashëm. Në shtator, të njëjtën masë mori edhe një kanton i Zvicrës në jug të vendit.

Franca e arsyeton ndalimin e nikabit si masë në interes të sigurisë kombëtare dhe të traditës laike të vendit.
Por sot, ligji francez po sfidohet nga një padi në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe një tjetër në Versajë pranë Parisit.
Padija është ngritur nga një 20-vjeçare e konvertuar në myslimane, Cassandra Belin, e cila nuk ishte e pranishme para gjykatës në Versajë. Por avokati i saj, Philippe Bataille vuri në pikëpyetje kushtetueshmërinë e ligjit, i cili u miratua nga qeveria e mëparshme konservatore:

Në atë kohë, Këshilli Kushtetues i Francës, organi më i lartë ligjor në vend, nuk kishte kundërshtim ndaj ligjit. Por Philippe Bataille argumenton se ligji duhet marrë në shqyrtim për të analizuar nëse bie ndesh me liritë personale dhe dinjitetin njerëzor të sanksionuara në sistemin ligjor francez dhe evropian.
Philippe Bataille thotë se ligji mund të zbatohet vetëm në rrethana specifike, si në aeroporte ku mbulimi i fytyrës paraqet kërcënim për sigurinë.

Për disa myslimanë si M’Hamed Heniche, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Shoqatave Myslimane të rajonit Seine-Saint-Denis pranë Parisit, ligji nuk ka logjikë. Ai vë në dukje se vetëm një pakicë e vogël e grave myslimane në Francë mbajnë nikab. Ligji nuk ka shanse të ndryshojë praktikat e tyre, por ka arritur të irritojë komunitetin mysliman dhe t’i japë Francës një emër të keq:

Heniche përmend edhe një numër debatesh të viteve të fundit, kundër minareve të xhamive, lutjeve në rrugë, mishit hallall dhe debatit për të drejtën e votës për të huajt. Të gjitha këto debate kanë çimentuar bindjen e myslimanëve në Francë se janë në shenjestër.
Autoritetet franceze përllogarisin se vetëm 100 gra janë ndaluar apo gjobitur për vënien e ferexhesë që kur hyri në fuqi ligji. Por ky ligj vazhdon të ushqejë përçarje të thella. Në nëntor, Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg pranoi ta merrte në shqyrtim ligji.
Nicolas Cadene i Agjencisë qeveritare për Mbikqyrjen e Statusit Laik thotë se nëse Gjykata e Strasburgut arrin në përfundimin se ligji bie ndesh me konventën e Evropës për të drejtat e njeriut, Franca mund të detyrohet të hartojë një ligj të ri.
Vendimet mbi dy paditë ligjore do të merren vitin e ardhshëm. Ashtu si ligji për nikabin, edhe këtë radhë vendimi pritet të zgjojë reagim në Francë dhe përtej saj.
(d.b/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit