-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Më 7 Mars të vitit 1887 (NUK) është hapur shkolla e parë në gjuhën Shqipe.

Më të lexuarat

Sipas kërkimeve të gjera që kam bërë personalisht, kam hasur tek historiani Shqiptar “Donat Kurt” dhe në disa arshiva të mbetura nga Perandoria Osmane lidhur me gjuhët e Ballkanit. Sipas shkrimeve të at. Donat Kurt-it shkolla e parë në gjuhën shqipe është hap në Velë të Mirditës ne vitin 1632; në të njëjtën vit është hap edhe një shkollë në Kurbin. Ka pasur edhe shkolla në Pllanë, Troshan dhe Shkodër, po në të njëjtën periudhe, ku studiohej gramatika shqipe bashkë me atë osmane në shkollat të ashtuquajtura “Mektep”(Shkollë), at Donat Kurti përmend edhe një shtypshkronjë në Obot, e cila funksiononte aty ne vitin 1493; dhe një tjetër në Shkodër, të vitit 1563. Ai cek edhe shumë shkolla e shtypshkronja para viteve 1350 të cilët ishin mbyllur nga mbretëria serbe në krye me Stefan Dushanin por me ardhjen e osmaneve janë ri-hapur përsëri. Neë disa shkrime të arkivuara nga historiani Osman “Abdurrahman Şeref Bey” në veprën e tij “Tarih-i Asr-ı Hâzır” thotë se gjatë sundimit Ottoman në Ballkan, në medresetë dhe mejtepet përpos mësimeve fetare jepeshin edhe mësimet të gjuhëve lokale. Ku përmendet 390 shkolla prej te cilëve 128 ishin në trojet shqiptare.

Pse nuk janë marrë parasysh këto shkolla, kur është hartuar kronologjia zyrtare e arsimit shqip?
Pse neve na kanë mësuar që me ardhjen e Perandorisë Osmane janë mbyllur shkollat shqipe?
Dhe, kur do ta shkoqim këtë “injorancë” nga damarët tonë?

|Berk Kyçyk |

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit