Pejë, 15. 12. 2013 – (Armiqësimi i Mark Krasniqit me Gjon Sereqin!) – Akademik Mark Krasniqit u lind më 19 tetor 1920, në fshatin Gllaviçicë, afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Pas përfundimit të maturës në vitin 1941 dhe betimit të tij që të bëhej prift, qeveria fashiste e Musolinit, ja kishte ofruar një bursë për studimin e teologjisë në Kolegjin Françeskan të Padovës. Si në gjimnazin e Prizrenit ashtu edhe gjatë studimeve të tij për prift në Kolegjin Françeskan të Padovës, Mark Krasniqi ishte shoqëruar me Gjon Sereqin (1920-1947) që studionte filozofinë në Universitetin e Pizas. Mirëpo pas përjashtimit të Mark Krasniqit nga Kolegji Françeskan i Padovës – për shkak të sjelljeve amorale, kishte ardhur deri te armiqësimi i raporteve në mes tyre. Sipas një letre publike të dërguar nga Belgjika në vitin 1987, që nga koha e përjashtimit të Markut nga Kolegji Françeskan i Padovës, nga motive krejtësisht të ulta gjelozie kishte filluar lufta e gjithanshme e Mark Krasniqit kundër Gjon Sereqit dhe Marie Shllakut.
Në shkurt të vitit 1943, pra vetëm disa ditë pas përjashtimit të tij nga Kolegji Françeskan i Padovës, Mark Krasniqi ishte kthyer në Kosovë. Ndërsa Gjon Sereqi ishte kthyer vetëm pas kapitullimit të Italisë, (shtator 1943). Pas kthimit në vendlindje, Mark Krasniqi duke e ndjerë humbjen e besimit në familje dhe në popull që ishte shkaktuar përmes shpjegimeve të Gjon Sereqit lidhur me shkaqet e përjashtimit të tij nga Kolegji Teologjik i Padovës, ai menjëherë kishte vendosur kontakte me shkijet dhe nga motivi i urrejtjes kundër Gjon Sereqit “hokus pokus” nga “prifti” ishte anëtarësuar në Partinë Komuniste të Serbisë, duke u bërë edhe armik i përbetuar i shokut dhe popullit të tij.
* * *
Pas anëtarësimit në Partinë Komuniste të Serbisë, Mark Krasniqi sipas doktrinës komuniste për ofrim të shembullit personal të vëllazërim – bashkimit, në mars të vitit 1943, e kishte detyruar vëllaun e tij Pjetrin (Pjetër Sadik Krasniqin) që të vëllazërohet përmes pirjes se gjakut me Dragisha Joviqin nga Gllaviçica, që sipas apelit komunist sapo kishte dezertuar nga formacionet çetnike.
Si u Vra Keq Pjetri?!
Pas përzierjes së gjakut të vet me shka, Mark Krasniqi në prill të vitit 1943 u bashkohet forcave partizane (ai e gëzon “statusin e luftëtarit të 1 korrikut 1943”). Disa muaj më vonë është emëruar Komisar Politik i një brigade partizane, e cila sapo kishte hyrë në fshatin e tij të lindjes Gllaviçicë, e kishte rrëmbyer “dajën” Keq Pjetër Markun, si element reaksionar dhe e kishte djegë në furrë të druve. Shpjegimet e tij se ai nuk ka pasur ndikim në këtë vrasje janë cinike, ngase asnjë veprim kundër elementëve armiqësorë nuk është ndërmarrë pa verifikimin e të dhënave nga njerëzit e besueshëm siç ishin vëllezërit e Mark Krasniqit të pobratimuar me shka, të martuar me shkina dhe të veshur polic të Rankoviqit dhe pa marrjen e urdhërit nga ai si Komisar Brigade. Thjesht Mark Krasniqi kishte motiv për vrasjen e Keq Pjetrit, ngase ky disa muaj më parë si komandant lokal i Ballit Kombëtar e kishte zënë Mark Krasniqin me 3 shkije të tjerë të veshur me tirq e xhamadan dhe i kishte detyruar ata të zhvishen dhe lakuriq të largohen nga fshati.
Mark Krasniqi – Deputet i Kuvendit të Prizrenit!
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945, forcat pushtuese i identifikuan të gjithë elementët kuisling dhe më 8-10 korrik të vitit 1945, e organizuan Kuvendin e Prizrenit. Njëri nga deputetët më të pushtetshëm ishte edhe tradhtari dhe ‘patrioti’ i mëvonshëm Akademik Mark Krasniqi. Ky kuvend solli vendimin për zhvleftësimin e vendimit të mëparshëm të Konferencës së Bujanit për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë dhe për aneksimin e Kosovës nga Serbia. Në kontest të kësaj ngjarje u nxorën dhjetëra ligje, dekrete e udhëzime për policinë dhe ushtrinë, si dhe për kthimin e kolonistëve serb në Kosovë. Për realizimin e këtij qëllimi antishqiptar u hartua lista me emrat e 782 mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë, që duhej likuiduar politikisht dhe fizikisht. Në mesin e këtyre emrave ishte edhe emri i vëllait të Mark Krasniqit, Kolës – që ishte mësues në Drenicë dhe që kishte kundërshtuar me forcë martesën dhe përzierjen e gjakut të familjes së tij me shkije për interesa karrieriste të Mark Krasniqit dhe që nga ajo kohë në shenjë kundërshtimi dhe revolte ishte ndarë nga bashkësia familjare.
Mark Krasniqi, Gjyqtar – porotë i Gjyqit Populluer Krahinuer!
Sipas vendimeve të Kuvendit të Prizrenit Mark Krasniqi emrohet edhe Gjyqtar porotë i Gjyqit Populluer Krahinuer (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org). Sipas të dhënave historike, nga viti 1945 deri në vitin 1947, OZN’a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave, përmes vendimeve të “Gjyqit Populluer Krahinuer” ku Mark Krasniqi kishte numrin rendor 32, ka vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, ka kryer 220000 bastisje në familjet shqiptare (duke përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje) dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të përkrahura në mënyrë të gjithanshme nga Mark Krasniqi.
Kjo dëshmohet edhe përmes letrës së vet Mark Krasniqit, të datës 17 janar 1983, drejtuar kryetares së Këshillit Ekzekutiv të ish-federatës jugosllave, Millka Pllaninc, përmes të cilës ai kërkonte përkrahje politike me arsyetimin se “… jam pjesëmarrës i LNÇ, kam të pranuar statusin e luftëtarit nga 1 korriku i vitit 1943. Nga Brigada e parë Kosovare menjëherë pas luftës më 1944 më kanë dërguar për të organizuar pushtetin popullor në rrethinë të Pejës…kështu që kam qenë sekretar i Këshillit Komunal Nacionalçlirimtar të Kliçinës… dhe gjyqtar porotë i Gjyqit Populluer Krahinuer, deri në fund të vitin 1946…” (Mark Krasniqi, Reagime II, Prishtinë 1995, f. 59 – 67.
Besnikëria ndaj Rankoviçit!
Pas sukseseve të treguara në luftë kundër elementeve “reaksionare shqiptaromëdhenj” – vrasjes së Keq Pjetrit dhe kontributeve të dhëna në drejtim të ndjekjes së Ndue Përlleshit, shpartallimit të kryengritësve të Luftës së Drenicës, e sidomos pas bashkëpunimit me Ali Shukrinë për burgosjen e Gjon Sereqit dhe Marie Shllakut, Mark Krasniqi e kishte fituar tretmanin e “kuadros që i premton ardhmërisë strategjike serbe në Kosovë”. Nga këto arsye regjimi serb kishte marrë vendimin për dërgimin e tij për shkollim në Beograd. Përderisa Mark Krasniqi kishte studiuar dy vite teologjinë në Itali nuk kishte mundësi t’i vazhdonte studimet e filluara teologjike në një universitet laik. Andaj në vitin 1946 kishte filluar studimet e gjeografisë në Universitetin e Beogradit . Pas katër viteve kishte diplomuar. Në Serbi fillimisht kishte punuar në Radio-Beograd, ndërsa nga vitin 1950, pas martesës së tij me një shkinë, që ishte në afërsi familjare me Dobrica Qosiqin, ishte punësuar edhe në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd, por jo si shkenctar por si pjesëmarrës në hartimin e projekteve të njohura kundërshqiptare.
Pas këtyre kontributeve politike, vëllazërimeve me shkije dhe martesave me shkina, sipas propozimit të Rankoviqit, në vitin 1965, kryetari i atëhershëm jugosllav Tito, e kishte dekoruar Mark Krasniqin me “Dekoratë të artë për vëllazërim-bashkim”. Natyrisht se kjo dekoratë, nuk ka mundur t’i ndahet Markut për ndonjë veprimtari “patriotike ose kombëtare”, por vetëm për shërbimet dhe vasalitetin e tij ndaj politikës shoviniste dhe antikombëtare serbe.
Ndërtimi i kultit të rrejshëm për Mark Krasniqin!
Pas rënjes së Rankoviçit në vitin 1966, Mark Krasniqit ju lëkundën privilegjet politike dhe “tabiliteti”në martesë. Kështu kishin filluar përbuzjet e tij në Serbi, duke u poshtruar publikisht edhe nga shoqja e vet shkinë – si selak dhe ‘shiptar’. Në këto rrethana të poshtërimit të vazhdueshëm, Mark Krasniqi në revista të ndryshme serbe kishte filluar të shkruante për jetën e shqiptarëve në fshat dhe për traditën e tyre kulturore. Kështu përmes shkrimeve të tilla dhe konflikteve me miqtë dhe shoqen e tij në Beograd, Mark Krasniqit dalë nga dalë kishte filluar t’i dalë zëri në Kosovë si “shqiptar i mirë”.
Pas disa konflikteve publike, në vitin 1968, pra në moshën 48 vjeçare, Mark Krasniqi është ndarë nga shkina. Përderisa bashkëshortja e tij ishte e familjes së Qosiqit dhe si e tillë identifikohej me Partinë Komuniste të Serbisë, Mark Krasniqi, “për shkaqe familjare” kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në Serbi dhe ishte kthyer në Kosovë. Mirëpo edhe pas dorëheqjes së tij publike nga partia komuniste, sipas letrës së N.Cariq nga Novi Sadi, “Mark Krasniqi mbetet një ndër urat më të vlefshme në mes shqiptarëve e serbëve” (letër, datë 22.12.1968). Sipas këtij besimi të panatyrshëm, në vitin 1970 Mark Krasniqi ishte emëruar anëtar i Komisionit të Serbisë nga Kosova për ndryshimet e kushtetutës. Në këtë kontekst ish prokurori krahinor Rrezak Shala, kishte shpjeguar se Mark Krasniqi kishte kundërshtuar rekomandimin e Kardelit dhe Bakariqit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sikur republikat tjera dhe në interes të bashkëjetesës kishte insistuar për hartimin e një Kushtetute të një Krahine Autonome Socialiste në kuadër të Serbisë!
Në vitin 1997, përmes një interviste dhënë gazetës “Bujku” bashkëshortja e Millosheviqit, Mira Markoviq, duke shprehur respektin dhe besimin e saj në personalitetin e Mark Krasniqit, publikisht e kishte ftuar në takim, me qëllim të diskutimit për problemet e shqiptarëve.
Dyfytyrësia politike e Mark Krasniqit!
Pas kthimit në Kosovë, Mark Krasniqi me një “postë të porositun” kishte arritur të punësohet si profesor në Universitetin e Prishtinës. Atje për dy dekada me radhë kishte punuar dhe vepruar si – hyra me dy fytyra. Kështu në fillim të viteve të ’70-ta e deri më rënien e komunizmit në Shqipëri me qëllim të fitimit të simpatisë së regjimit të Enver Hoxhës dhe të lëvizjeve marksiste në Kosovë, gjithmonë kur kishe “guxuar” ishte deklaruar si komunist. Ndërsa pas rënies së komunizmit kishte filluar afirmimin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Shumë aspekte të natyrës personale dhe familjare të Akademik Mark Krasniqit na detyrojnë të dyshojmë në pastërtinë shqiptare të personalitetit te tij. Kështu në vitin 1943 ai e kishte detyruar vëllaun e tij Pjetrin që ta pinë gjakun me Dragisha Joviqin. Ai vet ishe martuar me serbe, me shka e kishte martuar edhe vajzën e vet të vetme Verën, me shkinë e kishte martuar edhe vëllaun e vet Zef milicin, të cilin e punësoj milic dhe i cili menjëherë pas rënies së Rankoviqit ishte shpërngulur në Serbi, ku vdiq dhe u varros dhe i martoi edhe të gjithë nipërit dhe mbesat e veta. Kështu nga pesë vëllezërit që ishin: Kola, Pjetri, Marku, Zefi dhe Ndou, tre prej tyre Marku, Pjetri dhe Zefi ja falën Serbisë rininë, fëmijët, pasurinë dhe gjakun e tyre. Nga kjo marre e rodit të tyre shpëtoi vetëm Kola që vdiq i ri dhe Ndou, që si akuzohej nga Marku , ishte “axhami”. Që nga viti 1946 e deri në fillim të viteve ’70-ta, pra deri pas moshes së tij 50 vjeçare, gjatë të gjitha vizitave të Mark Krasniqit në Gllaviçicë, ai kurrë nuk ka “bujtë” të vëllezërit, ose te kushërit e tij por gjithmonë në “kullë të Gashiçve”.
Paftyërsia morale e Mark Krasniqit!
Si mund ta shqipton fjalën moral Mark Krasniqi, kur nëna e tij është vrarë, ai gjatë punës në universitet i ka keqpërdorë studentet e veta, në vitin 1986 ishte fejuar me një vajzë nga Prizreni, ndërsa në vitin 1987 ishte ç’fejuar. Një vit më vonë, e kishte edhe një aferë me një shkinë magjupe Anxhen e Zhivkut, nga e cila në tërë Kosovën u përhap edhe vici “Maro kar..”. Sot jeton me dy gra në Prishtinë. Njërën e shpërbleu me një shtëpi të ndërtuar përmes firmës së Zef Morinës. Ndërsa tjetrës ja bleu një banesë në Prishtinë. E more Mark Krasniqi – sikur të ishe në Përendim, me këtë nderë tëndin, as në kopsht zoologjik jo vetëm që nuk do të ishte lejuar të punosh por as ta vizitosh.
Mjerisht, kur të shiqohet personaliteti i tipit të Mark Krasniqit, atëherë mund të fitohet bindja se në Kosovë është krijuar ai mentalitet ku njerëzit “sa më të kompromituar që të jenë, aq më të lartë në funksione politike ngriten”.
Misioni përçarës i Mark Krasniqit!
Sikur në moshën e vet rinore, kur me shembullin personal në familje dhe në shoqëri Mark Krasniqi e dëshmonte besnikërin e vet ndaj idealit komunist të vëllazërim-bashkimit, ashtu edhe pas kthimit të tij në Kosovë (në moshën 51 vjeçare), ai kishte vazhduar me zbatimin e metodave destruktive serbe, të lansimit të fsheht të deklaratave të ndryshme shpifse kundër personaliteteve të ndryshme të jetës publike në Kosovë, Shqipëri dhe në emigracion, me qëllim të shkaktimit të hutisë, dyshimeve dhe të përçarjeve në të gjitha ambientet shqiptare ku shkelte këmba e tij.
Kështu Mark Krasniqi, karrierën e vet përçarëse e filloj në familjen e tij. Ai më qëllim të fitimit të një cope tokë, (e cila sipas ligjit të atëherëshëm, për shkak se ishe i punësuar e ashtu edhe nga shkaku se zyrtarisht kishe hequr dorë nga toka, nuk i takonte) i mashtroj vajzat e vëllezërve të tij të ndjerë, Kolës dhe Pjetrit, që ta nënshkruajnë nga një “letër” gjoja për rregullimin e tatimit të tokës, e në realitet ishin kontrata të shitblerjes, të cilat fillimisht i regjistronte në emër të vëllait të tij Ndout, e pastaj i bartëte në emër të vet. Kur këtu doli në shesh e vërteta, ai i leqiti mbesat e veta duke i akuzuar për “kori të madhe” ngase njëra na qënka e martuar më “një klysh tradhëtari” (djalë ballisti), e tjetra me “një zog hajduti”. Pastaj ky Mark Krasniqi si patriot i rrejshëm e akuzoj edhe vajzën e vëllaut të vet Verën (Halimaj), që jeton në Prishtinë, për kori e trathti të madhe vetëm nga shkaku se ishte e martuar me shqiptar të fesë islame dhe publikisht e leqiti edhe atë.
* * *
Kështu të gjitha problemet e Mark Krasniqit ishin kryesisht të natyrës familjare dhe si të tilla kishin të bënin vetëm me akuza reciproke në mes tij nga njëra anë dhe të nipave dhe mbesave nga ana tjetër. Kështu, atë e akuzonin nipat dhe mbesat e veta për mashtrim dhe vjedhje të tokës ndërsa ai i “leçitëte” ata duke i akuzuar në mënyra më dyfytyrëshe dhe tinëzare si „spijun“ (nipin e vet Palin) të cilit UDB-a ju kishte dhën revolen me leje me qëllim të vrasjes së tij; i akuzonte si naiv, të poshtër, dyftyrësh dhe tinzar (të gjithë të arsimuarit tjerë në familje Martini, Quni, Kola, Toma etj.), që kanë arritur diplomimin në fakultet…, kanë arritur punësimin…, ose besimin për kryerjen e ndonjë detyre, vetëm duke u prezentuar herë si djalë e herë si nip i Mark Krasniqit; ose i akuzonte si „të pamoralshëm (Marjanin) ngase ja paskan ngucë axhës së vet Mark Krasniqit njërën prej dy grave me të cilat jeton, e shumë kësi faqesh të zeza të cilat i filloj me leçitjen e nipave dhe mbesave të veta i vazhdoj me leqitjen e kusherive të tij dhe i përfundoj me “leçitjen” e vëllezërve të tij – Kolës dhe Ndout. Kështu, sot përmes këtyre “lëçitjeve” dhe konflikteve të shkaktuara familjare Mark Krasniqi është shndërruar në një personalitet tejet të padëshiruar dhe të urryer kudo në Kosovë.
Përmes veprimeve të tilla, të shkaktimit të përçarjeve, etiketimeve dhe akuzave të ndryshme shpifëse, Akademik Mark Krasniqi gjithmonë është përpjekur të siguron arsye të mjaftueshme për kompromitimin e çdo kundërshtari të tij dhe të nxitë konflikte të reja, si taktikë efikase për fshehjen nga opinioni të pozicionit të vet real politik, kombëtar dhe fshehjes së fajeve tjera familiare. Kështu Akademik Mark Krasniqi është përpjekur që shpifjet e veta t’i servoj si të vërteta edhe përmes dërgimit të letrave të ndryshme anonime në adresë të policisë serbe, institucioneve të ndryshme arsimore dhe shtetërore nacionale ose ndërkombëtare kundër të gjithë kundërshtarëve të vet. Ai gjithmonë është përpjekur, edhe përmes premtimeve për shpërblime të ndryshme që të mobilizon individë të caktuar për dëmtimin e kundërshtarëve të vet. Përpjekje të ngjashme, akademiku kishte bërë kundër të gjithë kushërirëve të vet në Zvicër, Austri dhe Kosovë. Mirëpo fatbardhësisht të gjitha përpjekjet e tij të liga, deri më tani kannë dështuar.
Me metoda të tilla subverzive, Mark Krasniqi gjithmonë është përpjekur që t’i krijon rrethanat e nevojshme sipas të cilave, kundërshtarët e vet ideologjik, në opinionin shoqëror do të konsideroheshin „të padëshirueshëm dhe armiq“ dhe si të tillë, çdo përpjekje e tyre për kallximin e të vërtetës së hidhur, lidhur me realitetin e personalitetit të tij njerëzor, moral e kombëtar, që në start të injorohej. Mirëpo e vërteta sado e vonuar gjithmonë del më shesh. Në interes të kësaj të vërtete kërkojmë nga LDK revokimin e shpërblimit “Ora e Presidentit” dhënë Akademik Mark Krasniqit (më 24 maj 2012) ngase tradhtarët dhe spiunët nuk shpërblehen. (Shkruar: nga një grup bashkëfshatarësh të Mark Krasniqit)
==============================
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
*) Në listën e delegatëve të Kuvendit të Prizrenit nga “Rrethi i Pejës” nën numrin rëndor 4 dhe në listën e gjykatësve “populluor krahinuor” nën numrin rëndor 32, figuron edhe emri i Mark Krasniqit, i cili pas luftës në Kosovë, ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe anëtar i Komisionit, për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport…!!!