Frutat e thata në tërësi janë për tu konsideruar ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.
Por sot do të flasim për fiqtë e thatë duke qenë që kanë 20 për qind më pak ujë, i kanë të përqendruar edhe përbërësit e tjerë.
Në 100 gram sheqernat kalojnë nga 11,2 gram në 50 gramë, yndyrnat nga 0,2 në 2,7, fibrat nga 2 në 14 e me radhë.
Përkthimi: Një bombë energjike. Edhe përmbajtja e kalorive rritet, madje pesëfishohet krahasuar me fiqtë e freskët.
Përveçse të thjeshtë, ose me pak sheqer pluhur sipër, fiqtë e thatë mund të përgatiten të mbushur. Ata mund të mbushen me bajame, arra, kikirikë ose lajthi.
Arsyet pse duhet ta konsumojmë fikun janë të shumtë, ndaj po listojmë disa prej tyre:
-Fiqtë kanë treguar rezultate të shkëlqyera tek zvogëlimi i rrezikut të kancerit të prostatës.
-Fiku redukton kolesterolin.
-Janë burim i mirë i kalciumit dhe mineraleve që rregullojnë shtypjen e gjakut.
-Për shkak të sasisë së sheqerit, nuk do ta mendonim asnjëherë se fiku ndihmon në shërimin e diabetit. Për shkak të sasisë së sheqerit që kanë fiqtë, diabetikët duhet të kenë kujdes me konsumimin e tyre. Por, nëse konsumohen me masë, mund të vijnë deri te zvogëlimi i nevojës për insulinë tek diabetikët.
-Ky frut përmirëson kujtesën. Konsumimi i rregullt i tyre parandalon aneminë dhe përmirëson kujtesën. Vetëm katër fiq të thatë, sigurojnë madje ¼ të sasisë së rekomanduar të hekurit, që i duhet organizmit tonë.
-Kanë nivel të ulët të yndyrave dhe sigurojnë fibra më shumë se çdo frutë ose perime tjetër. Fiku ruan eshtrat, pasi janë të pasura me kalcium, minerale që kanë shumë funksione, e ndër to edhe dendësia e eshtrave. Janë shumë të mirë për fëmijët në zhvillim, shtatzënat dhe gratë në menopauzë, që janë të prira për osteoporozë.
-Personat të cilët kanë probleme madhore me pagjumësinë, ilaçi natyral do të ishte fiku. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale, ndikon mirë te sistemi nervor.
-Sipas studimeve bashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, kapsllëkun, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, përmirëson jetën seksuale, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj.