0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Udhëzimi i MASHT-it nuk e ndalon shaminë, ai u keqinterpretua!?

Më të lexuarat

Udhëzimi tashmë i famshëm administrativ i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), “Udhëzimi Administrativ 6/2010”, nuk e ndalon bartjen e shamisë islame në shkollat publike. Ai është keqinterpretuar.

Ky dokument i miratuar në MASHT më 11.05.2010, në pjesën ku flet për kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të Mesme të Larta, saktë në nenin 4 si të ndaluar përmend edhe “Bartjen e uniformës fetare“. Me këtë pikë sa e sa vajza kosovare humbën të drejtën e shkollimit, të drejtë që shteti obligohet t’ua mbrojë.

Deri tash kjo pjese këtij udhëzimi, apo ndoshta edhe krejt udhëzimi, është fokusuar vetëm te ndalimi i mbajtjes së shamisë në shkollat fillore dhe të mesme.

Tutje do të mundohemi tu përgjigjemi disa pyetjeve me anë të të cilave edhe një herë konfirmojmë që ky udhëzim u keqinterpretua për t’ua shkelur dy të drejta femrave kosovare që duan të vënë shaminë islame: shkollimin dhe të drejtën për ta praktikuar lirshëm fenë e tyre.

A është duke u zbatuar drejt ky udhëzim administrativ?

Kur është fjala për ndalimin e shamisë të cilën e mbajnë vajzat ose më mirë të themi femrat në shkolla, ashtu që të zgjidhim këtë kontest duhet t’i përgjigjemi pyetjes: A është uniformë fetare shamia?

Së pari do të shqyrtojmë çështjen se a ka uniformë fetare në islam, pasi që më së shumti kemi pasë problem me vajza të përkatësisë islame nëpër shkollat tona.

As në Kurani Kerim e as në Hadithin e të Dërguarit të Zotit, qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të, në asnjë artikull nuk është përmendur fjala uniformë e besimtarit ose besimtares islame, prandaj edhe shamia nuk është uniformë po thjeshtë është veshje ashtu siç është kapuçi,

Se çka është uniforma (ose çka nënkuptojmë me uniformë) do të tentojmë të përgjigjemi më poshtë:

A) Fjala “uniform” rrjedh nga gjuha latine e shekullit të 16-të dhe do të thotë :

Emërore: 1. Uniformë; 2. Trajtë.

Mbiemërore: 1. Unik; 2. I njëtrajtshëm; 3. I njëjtë; 4. I barabartë; 5. Konstant; 6. I pandërprerë; 7. I njësishëm

B) Në bazë të http://www.businessdictionary.com/definition/uniform.html

1. Një grup i gjërave që janë të standardizuara apo identike, si në rastin e praktikave uniforme.

Gjykatat zakonisht kanë procedura uniforme për të siguruar vëmendje të barabartë nëpër të dyja palët.

2. Artikuj të specifikuar të shoqërive ose artikuj të veshjeve për qëllim të veshjes gjatë punës.

Uniformat mund të sigurohet ose tëshitet për të punësuarit ose të jenë të specifikuara nga kompanitë për punonjësit për të gjetur dhe për tëveshur uniformat e veta. Ato mund të përdoren gjithashtu për të treguar gradën (për shembull disarestorante kanë uniforma të ndryshme për punonjësit në pozicione të ndryshme).

Nga e lartcekura në pikën A dhe B kuptohet qartë se uniforma e ka kuptimin e dukjes së dalluar nga të tjerët me veshjen e tyre të veçantë dhe të standardizuar, e cila duhet të jetë identike, pra të mos ketë asnjë dallim. Nëse flasim për dy automjete identike atëherë ato “ automjete janë identike atëherë kur vetëm targat e tyre ndryshojnë”, pra ngjyra, dukja, madhësia, marka etj. janë të njëjta .

Shamitë në islam janë të barabarta me kapuçin dhe ato mund të jenë të ngjyrave të ndryshme, të modeleve të ndryshme, të madhësive të ndryshme dhe në asnjë mënyrë ato nuk përfaqësojnë uniformë fetare. Përpos kësaj, me asnjë akt ose ligj të Bashkësisë Islame të Kosovës shamia nuk është specifikuar se si të duket dhe të titullohet me uniformë dhe ajo nuk ka asnjë emërim tjetër përpos shami ose veshje femërore. Andaj, si e tillë nuk mund të konsiderohet uniformë e aq më pak nuk mund të konsiderohet “uniformë fetare”, sepse shamia përdoret edhe nga femra që janë ateiste: për shembull në Kinë, si një vend komunist dhe ateist shumë femra të zonave rurale mbajnë shami. Andaj, si veshje shamia nuk bie ndesh me udhëzimin administrativ 6/2010 dhe si e tillë nuk do të duhej të ishte e ndaluar të mbahet në shkollat e Republikës së Kosovës në bazë të udhëzimit administrativ 6/2010, i cili udhëzim e ka për detyrë të përcaktohet: “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të Larta”. Me vetë faktin që ka të bëjë më kodin e mirësjelljes në shkolla të mesme dhe të larta, automatikisht përjashtohet mundësia e zbatimit të këtij kodi në shkollat fillore deri në klasën e nëntë.

Pra, ky udhëzim nuk e ndalon me asnjë nen ose fjalë të vetme mbajtjen e shamisë në shkolla fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, po ndalon bartjen e uniformave të standardizuara dhe të specifikuara të komuniteteve të ndryshme fetare.

/Burim Piraj/tg/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit