-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pseudopatriotët që gërrhitëshin ndaj komunitetit mysliman në Shqipëri, nuk bën zë për atë që ndodhi në Kosovë (FOTO)

Më të lexuarat

Ishte festa e Bajramit për komunitetin mysliman, dhe ky komunitet kishte vendosur që namazin e kësaj feste ta falin në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.
E sipas rregullave të caktuara nga besimi Islam nuk është e lejueshme që të falet namazi para asnjë statuje, qoftë edhe e profetit Muhammed . Për këtë arsyje ky komunitet kishte bërë një zgjedhje kreative. Ata nuk kishin mbuluar statujen e Skënderbeut por kishin vendosur një mjet transportues para vetës duke shmangur kështu përballjen direkte me statujën.

Kjo kishte bërë që pseudopatriotët të reagonin quditshëm. Ata ishin sulur e gjithë komunitetit kinse për fyerjen që ju bë Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”. Komuniteti mysliman, saktësishtë udhëheqësit e këtij komuniteti kishin dalur me sqarimet e nevojshme se nuk ishte bërë asnjë lloj fyerje dhe se është obligative që para vendfaljes së namazit të vendoset ndonjë gjë që nuk simbolizon krijesë të gjallë.

Por e njëjta gjë ndodhi edhe në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës. Ishte shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti” e cila nuk dukej nga organizimi që ishte bërë në nderë të parakalimit të pjestarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

E para shtatorës e cila nuk dukej, qëndronin krerët institucional të vendit. Shtrohet pyetja se a u fye heroi “Zahir Pajaziti” kur shtatorja e tij nuk dukej nga vendi që qëndornin udhëheqësit shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë..?/DRENICASOT.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit