Ngrënia e një luge mjaltë çdo natë para se të flihet bën që të humbet peshë. Nuk është një dietë çudibërëse, por një mënyrë shkencërisht e provuar për tu dobësuar. Dieta me mjaltë është ideuar nga dietologu Mike McInnes, i cili pretendon se nëpërmjet ngrënies së një luge mjaltë në darkë, digjen më lehtë yndyrat gjatë gjumit. Asnjë veprim ekstrem dhe as ushqime dietike të kushtueshme, por falë kësaj “diete” mund të humben deri në 3 kilogramë në javë.
Mike McInnes, zbuloi se kombinimi i mjaltit me sheqerin natyral është ideal për të humbur peshë. Mund të hahen ëmbëlsira, biskota etj, e rëndësishme është që të jenë të përgatitura me mjaltë. Mjalti redukton gjithashtu stresin, duke na mundësuar që të flemë më mirë si dhe ndihmon tupin për të përshpejtuar djegien e yndyrave, shkruan noa.
Theksohet se mjalti është element kyç për të eliminuar dëshirën për sheqer, duke u cilësuar si një mik i mirë kundër obezitetit. Ndaj këshillohet që të niset dita me një ose dy lugë mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë, në vend të sheqerit në çaj apo në kafe. Nëse doni të hani diçka, gjithashtu mund të lyeni një fetë bukë me mjaltë.