-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Reagon BESA e Kasamit: Sot u mbajë tubim i shoqatave s’ka të bëje me BESËN

Më të lexuarat

Pas kongresit të BESËS ku u zgjodh kryetar Afrim Gashi, ka reaguar BESA e Bilall Kasamit duke e quajtur atë se në Tetovë janë mbledhur një grup shoqatash dhe nuk ka të bëje me Lëvizjen BESA:

“Për hir të korrektësisë ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Besa informojmë se një tubim i sotëm i paraqitur si kongres partie nuk ka të bëje asgjë me Lëvizjen Besa dhe strukturën e saj legjitime dhe legale.

Për hir të së vërtetës ai tubim më shumë i ngjante një kongresi të shoqatave të cilat janë nën të njejtën kupole dhe që menaxhohen nga dy-tre persona të cilat sot duheshte mes vete të zgjedhin se kush do jetë i pari më i dëgjueshëm mes tyre.

Mjafton të shihet fotografia e përgjithshme, se kush nga të ftuarit ishte në reshtin e parë dhe kush rrinte në prapavije, lirisht mund të konstatohet se ai grup janë thjesht një grumbull i shoqatave që dirigjohen vetëm nga një qendër e cila ska të bëjë jo vetëm me BESËN por as me shqiptarët.

Kongresi i Lëvizjes Besa është një dhe ai mbahet më 24.02.2018 në Shkup. Pasi që tani shumica edhe e njerëzve të manipuluar u vërtetuan se grupi tjetër qëllimin e ka patur vetëm të kenë personin që dirigjohet nga jashtë në krye të tyre ne i ftojmë të gjithë që të rreshtohen aty ky vazhdon ideja dhe ideali i Lëvizjes Besa, pra në Kongresin e parë që do mbahet më 24 shkurt.

Edhe njëherë grupit tjetër i urojmë suksese në shpalosjen e koalicioneve që i kanë mbajtur të fshehura dhe i apelojmë që shqiptarëve tja tregojnë të vërtetën e idesë të tyre për të cilën ne kemi edhe dëshmi se ska të bëjë me shqiptarët” thuhet në reagimin e BESËS së Bilall Kasamit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit