Kafeja turke dhe tradita e saj u përfshinë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale u mblodh në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.
Në takim morën pjesë gati 800 ekspertë nga 116 vende të botës.
Pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të UNESCO-s ishin gjithsej 38 dosje.
Në fund të takimit, komiteti në fjalë miratoi përfshirjen e kafes turke në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Vitet e kaluara në këtë listë janë përfshirë edhe 10 vlera të tjera të kulturës turke, ku ia vlen të përmenden peltja e mesirit, Karagjozi, mundja me vaj e Kërkpënarit dhe dervishët rrotullues.