Gjatë kolonializmit britanik në Indi, një oficer anglez qëlloi me shuplakë fytyrës një indian. Nga ana e tij, indianit i hipën kacabunjtë dhe pa u menduar gjatë i këputi oficerit anglez një grusht turrinjve, i cili e përplasi përtokë.
Pasi e mori veten, oficeri anglez vajti tek gjenerali dhe i tregoi çfarë kishte ngjarë. Në fund, i tha:”Zoti gjeneral, unë kërkoj që ai qytetar të ekzekutohet në vend, pasi ka vënë dorë mbi ushtrinë e vetë mbretëreshës së Anglisë!”
Gjenerali, krejt i qetë i tha:”Merri këto pesëdhjetë mijë rubla dhe jepja indianit si kompensim për shuplakën!”
Oficeri u çudit, por s’kishte zgjidhje tjetër veçse ti bindej urdhërit të gjeneralit.
Nga ana e tij, indiani e mirëpriti këtë dëmshpërblim, aq më tepër që me një shumë të tillë ai mund t’a përdorte për të hapur një kapital për hapjen e një biznesi, dhe në fakt, ashtu bëri, ia arriti asaj që kishte kohë që e ëndërronte. Paratë filluan ti shtohen dhe filloi të bëjë emër në qytet.
Një ditë, gjenerali e thirri oficerin në fjalë dhe i tha:”Tani dua të shkosh në shtëpinë e indianit dhe përplasja një shuplakë fytyrës, në sytë e rojeve dhe njerëzve të tij!”
Ashtu veproi oficeri.
Vajti tek shtëpia e indianit dhe ia veshi me një shuplakë fytyrës me sa forcë kishte, para gjithë rojeve dhe njerëzve të tij.
Nga ana e tij, indiani buzëqeshi dhe nuk reagoi fare.
Oficeri u kthye dhe i tregoi gjithçka që ndodhi e nuk ndodhi.
Gjenerali e dëgjoi deri në fund dhe i tha:”Herën e parë, kur e qëllove me shuplakë në fytyrë, indiani nuk kishte asgjë për të humbur, përveç dinjitetit dhe emrit të tij, të cilin e mbrojti duke ta kthyer shuplakën me një grusht fytyrës. Herën e dytë, kur i dhamë paratë dhe i pranoi, ne ia blemë dinjitetin. Meqë dinjitetin e kishte shitur, tashmë i duhej të mbrojë paratë dhe tregtinë, prandaj dhe nuk reagoi.