Hamburg ka pësuar edhe një humbje në kuadër të Bundesligas.
Borussia Dortmund ka arritur të triumfojë kundër skuadrës së Hamburgut me rezultat 2-0.
Pas takimit të xhiros së 22-të, ka folur edhe qendër mbrojtësi shqiptar i mysafirëve, Mërgim Mavraj.
Këtë të fundit si duket e kanë lëshuar paksa nervat, ani pse prej natyrës është tip i qetë, kjo në saje të rezultateve të dobëta të ekipit.
“Është rrëfim i njëjtë m…, të cilën po e dëshmojmë çdo javë. Por, ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund të kampionatit. Ne kemi besim në skuadër”, tha reprezentuesi shqiptar për mediat gjermane.
“Në luftën për mbijetesë na duhen pikë, tani na mbetet vetëm të marrim gjërat pozitive. Edhe pse pësuam humbje, jemi të kënaqur me paraqitjen”, përfundoi Mavraj.
Theksojmë se Hamburg zë pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 17 pikë.
Ndryshe, 31-vjeçari deri më tani ka pasur 29 paraqitje për klubin gjerman ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol.