3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Interneti ka “vrarë” CD-të dhe gazetat, por jo librat

Më të lexuarat

Duke parë opsionet e mediave dixhitale të cilat kanë ndikuar ndaj CD-ve dhe gazetave, ju me siguri supozoni që rritja e lexuesve elektronik si Kindle dhe Nook, kanë të njëjtin ndikim edhe ndaj librave të shtypur… por e keni gabim.

Sipas The Guardian, një sondazh i ri ku janë përfshirë njerëz të moshave mes 16 dhe 24 vjeç tregon që 62 për qind të adoleshentëve parapëlqejnë të lexojnë librat e shtypur në vend të librave elektronikë.

Sondazhi, që është kryer nga ndërmarrja që bën hulumtimin e tregut të të rinjve, Voxburner, gjeti që shumë njerëz të rinj mendojnë që librat e shtypur ofrojnë më tepër vlerë se sa libra elektronikë dhe që ata kanë më tepër një lidhje më të fortë me librat e shtypur se sa me librat elektronikë.

Luke Mitchell nga Voxburner tregon për The Guardian që, për dallim nga CD-të ose gazetat, “librat janë simbole statusi” të cilat njerëzit i përdorin për të kënaqur shijet e tyre të leximit.

Lexuesit elektronikë, në anën tjetër, nuk i japin personave të rinj të njëjtat të drejta për mburrje intelektuale. “Ju nuk mund të shihni se çfarë dikush lexon në Kindle-in të tij,” shpjegon Mitchell. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit