3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dr.Kardavi jep dorëheqje nga Ez’heri

Më të lexuarat

Dijetar i shquar Sheikh Jusuf el – Kardavi ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i lartë i Dijetarëve të Al-Azhar-it, që përfaqëson organin më autoritativ dhe prestigjioze fetar.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Kardavi tha se dorëheqja e tij kishte për qëllim të bëjë me dije qendrimin e tij si studiues të lirë.”
“Unë ia paraqes dorëheqjen time popullit të madh egjiptian, dhe krerëve të Azharit,” tha Kardavi, i cili shërben gjithashtu si president i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve mysliman.
Dijetari i shquar vazhdoi të pohoj se posti i kreut të Al- Azharit është uzurpuar nga grushti ushtarak i Egjiptit.
Kreu i Azharit, Imam Ahmed Tayeb haptazi mbështeti ushtrinë egjiptiane, e cila më 3 korrik largoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi.
Që nga ajo kohë, Kardavi ka qenë një kritik i hapur i përmbysjes së Mursit dhe në mënyrë të përsëritur ka dënuar sundimtarët ushtarak për veprimet e tyre./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit