-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Para se të ketë ikur treni i jetës – 5 dëshirat e të moshuarve

Më të lexuarat

Atij që akoma nuk i ka ikur treni i jetës, mund të nxjerrë dobi nga eksperiencat e të tjerëve.
Një infermiere në Australi shkroi një libër, përmbajtja e të cilit shkaktoi një jehonë të madhe në Australi, në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri përcjell përvojën personale të infermieres gjatë kontakteve me të sëmurët e moshuar në spital.
Kjo infermiere e titulloi librin e saj “Pendesa”.
Boshti i librit vërtitet rreth pesë gjërave më të shumta për të cilat pendohemi kur rritemi!!!
Infermierja, në këtë libër, është bazuar në një sërë pyetjesh që iu janë drejtuar pacientëve të moshuar në spital, përpara se ata të ndërronin jetë, rreth gjërave me kryesore të cilat janë penduar t’i bëjnë apo i kanë bërë, nëse do të ktheheshin edhe një herë në moshën e rinisë.
Ajo që vihet re është se pjesa më e madhe e të moshuarve përmenden pesë dëshira të përbashkëta të cilat janë:
1—Do kisha dëshirë sikur të kisha guxim të jetoja një jetë për veten time dhe jo ashtu siç dëshirojnë të tjerët. Pjesa më e madhe e tyre u shprehen se janë penduar që i kanë kënaqur të tjerët, si p.sh. përgjegjësit e tyre në punë, apo të vishen me veshje që kënaq shoqërinë apo ata që jetojnë rreth tyre.
2—Ah sikur t’i kisha dhënë të dashurit të jetës apo familjes apo shoqërisë, më shumë kohë, në vend të humbjes së gjithë moshës në rutinën e punës së lodhshme.
3—Ah sikur te kisha guximin të shprehja qartë e hapur ndjenjat e mija! Shumë njerëz i kanë ndrydhur ndjenjat e tyre për shkaqe të ndryshme, si p.sh shmangien e përplasjeve me të tjerët apo sakrifica për hir të të tjerëve që nuk e meritojnë.
4—Ah sikur të kisha qëndruar në komunikim me shokët e mi të vjetër apo ripërtëritjen e shoqërisë. Kjo sepse, shokët e mi të vjetër ndryshojnë nga pjesa tjetër e shokëve; sepse ne ndjehemi të lumtur kur i rikthehemi kujtimeve të bukura të fëmijërisë. Por, është për të ardhur keq, se ne distancohem nga ata, kur jemi në fazën e punës apo ndërtimit të familjes, sa që i humbim ata përfundimisht apo dëgjojmë papritur lajmin e vdekjes së tyre.
5—Ah sikur ta kisha kuptuar më herët kuptimin e vërtetë të lumturisë! Pjesa më e madhe nga ne nuk e kupton faktin, ( vetëm se vonë), se lumturia ka qenë një gjendje psikologjike, e cila nuk lidhet me paranë apo postin apo famën; ajo është një përzgjedhje të cilën mund ta arrish me më pak përpjekje dhe kosto. Por ne mbetemi peng e mendimeve të rëndomta rreth të vërtetës së saj.
Bukuria e këtij libri fshihet në faktin se ai tërheq vëmendjen e domosdoshmërisë se nxjerrjes së mësimeve nga pleqëria në moshën e rinisë, përpara se të arrish në një fazë ku nuk do të kesh mundësi të kompensosh gjërat që të kanë ikur!!!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit