3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këshilla kundër veprave penale

Më të lexuarat

Mos i bëj lajka askujt dhe mos ki frikë nga asnjë kërcënim kur je duke punuar në rrugën e Allahut Fuqiplotë!

Urdhëro për të mirë, ndalo nga e keqja dhe bëhu i durueshëm ndaj asaj që të ka goditur!

Ruaju që fjalët dhe këshillat të mos bien ndesh me veprat e tua!

Mos tolero në ndëshkimin e shkelësve të ligjeve të Allahut!1

Mbuloji të metat e muslimanit dhe mos ia shpalos ato!

Largohu nga të gjitha gjërat e ndaluara, të vogla qofshin ato apo të mëdha, mos mëkato ndaj Allahut dhe mos ndihmo askënd që t’i bëjë Atij mëkat!

Mëkatet e vogla mos i nënvleftëso duke i shikuar si të vogla, sepse me të vërtetë trajtimi i tillë ndaj tyre është shkatërrues!

Ruaju nga konsumimi (pirja) e alkoolit; shitja, blerja dhe ulja me njerëz të cilët konsumojnë alkoolin!2

Mos iu afro imoralitetit (zinasë)! Më të vërtetë imoraliteti është vepër e fëlliqur, shkakton hidhërimin e Allahut dhe sa rrugë e keqe që është ajo!

Ruaju nga homoseksualizmi!3

Ki kujdes nga vrasja e njeriut, sepse vërtet vrasja llogaritet ndër mëkatet më të mëdha!

Autori: Ahmed Izzuddin El-Bejanunij
Përktheu: Mr Fehim Dragusha

_________________________________________________________________________________________________________________

1) Mos ndihmo askënd kur është fjala për mosrespektimin dhe moszbatim të ligjeve të Allahut!

2) Alkooli është pothuajse i barabartë me shirkun. Transmetohet nga Ibën Abasi të ketë thënë: “Pasi ka zbritur ndalesa për alkoolin, shokët (sahabët) kanë shkuar te njëri-tjetri duke thënë: “U ndalua alkooli dhe është bërë i barabartë me shirkun”. Gjithashtu tregohet se Ibën Omeri anonte nga ajo se alkooli është mëkati më i madh. Në shumë thënie profetike (hadithe) të cilat flasin rreth ndëshkimit dhe mallkimit të konsumuesit të alkoolit. Pejgamberi alejhi selam thotë: “Konsumuesi i alkoolit nëse vdes, do ta takojë Allahun si adhurues i idhujve.” (Transmeton Buhariu në Tarih El-kebir 1/129; Ahmedi në Musned 1/272, Ibën Maxhe 2/1120 nr. 3375) (Sh. P.).

3 Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë thotë: “A shkoni pas meshkujve të kësaj bote, e gratë e juaja i lini anash. të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi!” (Kaptina Shuara’e; 165-167). Edhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë: “E ka mallkuar Allahu atë që bën veprën e popullit të Lutit.” Po ashtu, në lidhje me homoseksualitetin dhe vepruesin e saj, ai ka thënë: “Vriteni vepruesin dhe atë mbi të cilin veprohet.” (Ebu Davud 4/158 nr. 4462; vlen të përmendet se për saktësinë e këtij hadithi mund t’i referoheni librit: Telhisuhabir 4/54) (Sh. p.).

/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit