-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hixhabi

Më të lexuarat

Ne besojmë që hixhabi është një obligim hyjnor, që i përket grave të devotshme muslimane dhe për pasojë të gjitha ato nëna, gra, motra, vajza apo mbesa tonat, që kanë zgjedhur rrugën e devotshmërisë gëzojnë respektin dhe dashamirësinë tonë të panegociueshme. E parë në këtë aspekt, pra, të obligueshmërisë hyjnore dhe të qenit respekti ndaj këtij obligimi i panegociueshëm nga të gjithë ne,- nuk e shohim të arsyeshme, që një çështje themelore si hixhabi të hyjë në një kuadër social të panevojshëm, për të cilin ne nuk jemi të kushtëzuar- në kuadrin e të drejtave të njeriut.

 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet e ndryshme të nënshkruara ndërkombëtare të OKB-së, apo ato evropiane nuk bien ndesh aspak me këtë obligim hyjnor të femrës muslimane, pavarësisht se si mund të konsiderohet ky obligim nga këto dokumente. Mosnjohja e legjislacionit kushtetues dhe ndërkombëtar nga shoqëria shqiptare dhe në veçanti nga administrata shtetërore nuk e bën të ndaluar ndjekjen e këtij obligimi nga motrat dhe nënat tona, përkundrazi neve të parëve na duhet të njohim legjislacionin përkatës dhe të ndihmojmë në njohjen e tij nga administrata shtetërore shqiptare. Na duhet të kemi kujdes në moderimin e termave në publik, si dhe në moderimin e qëndrimeve, të cilat në fund të ditës mundet që të na çojnë në qëndrime në dëm të bashkësisë tonë, ashtu si edhe ka ndodhur më herët.

 

Njohja e ideologjive bashkëkohore dhe për pasojë dhe e qëndrimeve ku të çojnë ato është një domosdoshmëri për të pasur qëndrime të qarta e pa ekuivoke. Mosnjohja e tyre dhe mosdija, se ku do të projektohemi në të ardhmen, nuk është justifikim për punën tonë në dobi të bashkësisë. Padija do të na lerë neve në margjinat e shoqërisë shqiptare, gjë të cilën femrat e mbuluara e kanë vuajtur tashmë. Ve selam

Roald A. HYSA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit