-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

I ndihmoni fëmijët të jenë optimistë

Më të lexuarat

Ekspertët e shëndetit mendor, bazuar në shumë studime, pohojnë se njeriu optimist i ndjen më pak tensionet e jetës dhe është më i suksesshëm.

Prandaj dhe këshillojnë që prindërit ti edukojnë fëmijët me optimizëm, pasi përveç të tjerave, është edhe më e shëndetshme për fëmijët e tyre.

Hapi i parë për t’ia kultivuar fëmijës optimizmin, është që vetë babai dhe nëna të jenë optimistë. Ata duhet të flasin gjithmonë në praninë e fëmijëve rreth optimizmit, se më e bukura do të ndodhë shumë shpejt. Kjo, edhe kur gjërat në jetë rrjedhin jo siç e duam ne. Kur nëna të arrijë një sukses, duhet që fëmijët ta shohin të lumtur. Ajo duhet tu flasë dhe tu tregojë se si e arriti këtë sukses. Është mirë që nëna t’ia japë mundësinë fëmijës që disa gjëra ti bëjë vetë, mandej ta përgëzojë për suksesin e tij. Fëmijës i duhet dhënë kohë dhe duhet treguar durim, për shembull në rregullimin e dhomës. E nëse arrin dhe e bën vetë, vlerësohet për këtë.
Diçka tjetër e rëndësishme, është heqja nga përdorimi i etiketimeve negative si “dembel, gjumash, budalla, idiot….” pasi kanë ndikim tejet negativ në personalitetin e fëmijës. /aonline/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit