-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shtatë artikuj ushqimorë që nuk do t’i hani pasi ta lexoni këtë artikull

Më të lexuarat

Ekspertët e fushave të ndryshme do të na sqarojnë pse nuk duan të hanë disa nga gjellërat ose artikujt ushqimor.

Do të ishte ideale nëse vazhdimisht do të kishim mundësi të zgjedhim ushqime të freskëta organike, mirëpo duke pasë parasysh se kjo është e pamundshme, ju sjellim disa këshilla që gjithsesi nuk do të ishte kurrfarë urtësie, guximi ose trimërie nëse ato artikuj do t’i fusim në organizëm dhe për atë se si t’i kërkojmë e t’i gjejmë alternativat.

1. Endokrinologu kurrë nuk do të hante: Domatet nga konservat.
Fredrick Mi Saal, endokrinolog në Universitetin në Missouri sqaron problemin:
Rrëshira me të cilën është mbështjellur konserva përmban bisfenol- A, estrogen sintetik që lidhet me një sërë sëmundjesh nga problemet reproduktive e deri tek sëmundjet e zemrës, diabetit dhe pretilitetit.
Zgjidhja: Bleni domate në kavanoza prej xhami ose me ambalazh tetrapak.

2. Fermeri kurrë nuk do të hante: Mish gjedhesh-bagëtie që janë ushqyer me misër.
Joel Salatin është autor i shumë librave për bagëtinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Problemi: Bagëtia natyrshëm ushqehet me bar e jo me drithëra. Mirëpo bujqit i ushqejnë bagëtinë-kafshët me misër, për t’i trashur sa më shumë dhe sa më shpejt për t’ejti therrur. Hulumtimet kanë treguar se mishi i bagëtive që janë ushqyer me bar ka më shumë vitamina “E”, omega-3, acide yndyrore, kalcium, magnesium dhe kalium.
Zgjidhja: Bleni mish të kafshëve që janë ushqyer vetëm me bar. Kjo duhet të jetë e theksuar ne deklaratën e mishit, e nëse nuk është, atëherë pyeteni mish-shitësin ose kasapin tuaj.

3. Toksikologu kurrë nuk do të ushqehet me: Pufka-puptesha të përgatitura në mikrovalë.
Olga Naidenko, këshilltare shkencore për mbrojtjen e ambientit përshkruan problemin…
Problemi: Hulumtimet tregojnë se me nxemjen në furrën mikrovalore lirohen kemikalie të dëmshme të cilat në formë avulli mbeten në pufka-puptesha dhe pastaj gjatë ngrënies së tyre ato kemikalie i fusim në organizmin tonë.
Zgjidhja: Pufkat-pupteshat organike duhet pjekur në mënyrë të vjetër në tavë. Për aromë, përdorni gjalpë ose pemë të thara (rrush, kajsi etj).

4. Pronari i fermës dhe plantacionit për kultivimin e perimeve kurrë nuk do të ushqehet me: Patata të trajtuara me pesticide.
Jeffrey Moyer, kryetar i Këshillit Nacional për standarde të ushqimeve organike shprehet se:
Problem është: Që perimet rrënjësore absorbojnë herbicide, pesticide dhe fungicide që asesi nuk është e shëndetshme të konsumohen dhe të futen në organizmin e njeriut.
Zgjidhja: Të blehen patate organike, sepse me larjen e tyre nuk mundeni t’ua hiqni kemikaliet.

5. Eksperti për peshkatari kurrë nuk do të hajë: Peshk losos të kultivuar në hurdhë…
Dr. David Carpenter, drejtor i Institutit për shëndetin dhe ambientin jetësor në Universitetin në Albany, ka publikuar një studim të madh në revistën “Science” mbi ndotjen e peshkut.
Problemi: Lososi i kultivuar në hurdhë ka shumë më pak vitamina “D” dhe më shumë përbërës kancerogjen dhe pesticide nga lososi që jeton në kushte natyrore.
Zgjidhja: Peshkone vetë lososin në ujërat e trazuara-të egërsuara.

6. Shkencëtari që studion kancerin kurrë nuk do të pijë: Qumësht me hormone artificial.
Rick North është drejtor i fushatës-kampanjës për ushqim të sigurt në Oregon.
Problemi: Prodhuesit e qumështit të kafshëve qumështore u japin hormone artificiale për rritje që zmadhon dhe rrit prodhimin e qumështit. Mirëpo, ai hormon zmadhon dhe rrit edhe mundësinë e infektimit të gjinjve që pastaj kalon edhe në qumësht. Pastaj kjo tek njerëzit zmadhon dhe rrit rrezikun për kancer.
Zgjidhja: Të konsumohet qumësht i freskët dhe i pa rafinuar, por gjithsesi në paketim duhet të vërtetohen shenjat: “rBGH-free, rBST-free” që nënkupton se qumështi është prodhuar pa hormone artificiale.

7. Eksperti për ushqime organike kurrë nuk do të hajë: Molla të trajtuara me mjete e preparate të ndryshme.
Mark Kashtel, drejtor i grupit hulumtues e studiues që mbështet prodhimin e ushqimeve organike në “Cornucopia Institut”.
Problemi: Mollat janë nga një trup, ashtu që secili lloj i mollave përmban dhe ka karakteristikat dhe vetitë dhe shijet e veta. Pos kësaj, molla nuk zhvillon rezistencë në gjërat që e dëmtojnë prandaj shumë shpesh përdoren pesticide për të mbrojtur prodhimin e tyre. Prodhuesit pohojnë se sasitë që ndodhen në frytin e mollës nuk janë të dëmshme, mirëpo logjika e shëndoshë flet ndryshe.
Zgjidhja: Duhet blerë molla organike ose molla nga prodhuesit-pemtarët e njohur të cilëve u besoni. /gazetashqiptare/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit