Tashmë të gjithë e njohin hoxhë Elvis Naçin nga Shqipëria, i cili u popullarizua falë ligjërimeve të tij me bazë moralin, të drejtën, dashurinë e mirësinë.
Njerëzit kanë gjetur edhe kontradikta në ato çfarë ai thotë para masës. Por, hoxha nuk është ndalur dhe i ka mbrojtur fjalë për fjalë tezat e muhabetet që i bënë.
Së fundi Naçi ka nisur edhe një emision televiziv të quajtur “Shqiptarët për shqiptarët”, ku iu vjen në ndihmë me anë të bamirësve, familjeve në nevojë.
Në publik disa herë është prezantuar edhe e shoqja e hoxhës. Ky i fundit sot ka pozuar pranë saj, duke shkruar: “Shtoni veprat e mira së bashku me familjen, do t’iu shtohet dashuria dhe harmonia”.