18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gjermanët kapin sasi rekord kanabisi ‘made in Albania’ në Trier, 3 shqiptarë në pranga

Më të lexuarat

Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa, që kishte ardhur nga Shqipëria. Në pranga janë vendosur tre persona, të gjithë shqiptarë nga Kosova. Siç shkruan Focus.de kjo është një sasi rekord kanabisi për këtë rajon të qetë në Gjermani.

Zyrtarët e policisë lokale dhe prokurorisë janë shprehur, se është e pabesueshme se si kjo sasi droge ka ardhur nga Shqipëria për në qytetin e tyre të qetë, Trier.

Policia gjermane thotë se sasi e drogës së kapur është 1 kuintal (100 kilogramë). Edhe pse kjo sasi droge për shqiptarët është diçka normale, për gjermanët është cilësuar si rekord.

Të arrestuarit janë shqiptarë, njëri 39 vjeç, që është dhe kryesori dhe dy të tjerët të moshave, 20 e 23 vjeç. Qyteti i Trierit në afërsi të Francës, duket se nuk është mësuar me sasi të tilla droge. Dy personat, 39 dhe 23 vjeç, janë mbajtur në burg, ndërsa i riu 20-vjeçar është lënë i lirë.

Të dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës, ndërsa ende nuk ka një vendim ndaj tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit