7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Erdogan: Me Papën do të bisedojmë për Jerusalemin

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nga vendet e Bashkimit Evropian, në periudhën në vijim, presim që të heqin pengesat artificiale dhe të ndjekin një qëndrim konstruktiv.

 

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nga vendet e Bashkimit Evropian, në periudhën në vijim, presim që të heqin pengesat artificiale dhe të ndjekin një qëndrim konstruktiv.

Përpara vizitës në Vatikan dhe Itali, Presidenti Erdoan dha një reportazh për të përditshmen italiane La Stampa.

Në reportazh ai e vuri theksin tek anëtarësimi i plotë i Turqisë në Union dhe shtoi: “Dëshira e Turqisë është anëtarësim i plotë në BE. Pritshmëria jonë është që të heqin pengesat artificiale dhe të ndjekin një qëndrim konstruktiv. Anëtarësimi i Turqisë nuk duhet të bie pre e llogarive të politikës së brendshme”.

Pyetjes nëse beson ende në anëtarësimin e Turqisë në BE, Erdoan iu përgjigj me fjalët: “Turqia, si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian përmbush përgjegjësitë e saj, por procesi i anëtarësimit nuk është një proces në të cilin mund të përparojmë vetëm ne. Edhe Bashkimi Evropian duhet të bëjë atë që i takon. Para së gjithash duhet të mbajë premtimet që na ka bërë. Unioni edhe na pengon negociatat e anëtarësimit edhe bën sikur ne jemi përgjegjësit e mos përparimit të procesit. Kjo nuk është e drejtë. Gjithashtu nuk është e drejtë që disa vende të Bashkimit Evropian të sjellin në rend të ditës alternativa të ndryshme për Turqinë”.

Ai tha se në krye të vizitës në Vatikan qëndron “gjendja e Jerusalemit” dhe rikujtoi se bisedoi me Papën pasi ai deklaroi se, vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trupm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

“Papa Françesku nuk humbi kohë në lidhje me Jerusalemin dhe i drejtoi botës së krishterë mesazhin e duhur pasi Jerusalemi nuk është vetëm një çështje e myslimanëve. Të dy mbrojmë statusin e Jerusalemit dhe zotërojmë vullnetin për ta mbrojtur atë. Asnjë komb nuk ka të drejtën të hedhë hapa njëanëse dhe të shpërfillë drejtësinë ndërkombëtare që i intereson miliarda njerëzve” tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit