7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

OKB paralajmëron qeverinë e Mianmarit

Më të lexuarat

“Mianmari përballet me një krizë serioze që mund të ketë një ndikim të rëndë në sigurinë e rajonit”, është shprehur Hussein

 

XHKARATA (AA) – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad al-Hussein, paralajmëroi Mianmarin se persekutimi i muslimanëve të Arakanit mund të shkaktojë një konflikt rajonal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hussein, në një fjalim të mbajtur në një takim të zhvilluar në Indonezi në lidhje me të drejtat e njeriut, tha se në dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit mund të jenë përfshirë edhe veprimet e gjenocidit dhe spastrimit etnik.

“Mianmari përballet me një krizë serioze që mund të ketë një ndikim të rëndë në sigurinë e rajonit”, është shprehur Hussein, duke theksuar se shkeljet e sotme të të drejtave të njeriut do të shkaktojnë konfliktet e së nesërmes.

“Nëse kriza Rohingya shkakton një konflikt më të madh në bazë të identiteteve fetare, kjo tregon se po bien këmbanat e rrezikut të konflikteve të mëvonshme që ndjekin këtë situatë”, tha Hussein.

Ai ka shtuar se kjo krizë është rezultat i diskriminimit dhe dhunës që vazhdon prej 50 vitesh kundër muslimanëve Rohingya në rajonin Arakan.

Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit 

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës në Mianmar, ka arritur në 655 mijë. Supozohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e largimit nga sulmet sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se në rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit