4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, BE ashpërson rregullat

Më të lexuarat

700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, prandaj BE parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin. Projektligji për rregulloren e re evropiane për duhanin nuk u pëlqen koncerneve të duhanit

Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i Ministrave kanë paraqitur nga një projekt-ligj për rregulloren e re për duhanin, ku ndër të tjera bëhet fjalë edhe për paralajmërime më të mëdha në paketat e cigareve në lidhje me dëmet që shkakton duhani për shëndetin. Tani pas dyersh të mbyllura po diskutohet për gjetjen e një kompromisi mes propozimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave, në të cilin janë të përfaqësuara 28 qeveritë e shteteve anëtare, është tradicionalisht më miqësor ndaj industrisë se Parlamenti Evropian.
Si kryetar i Komitetit të Shëndetësisë socialdemokrati Matthias Groote ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët dhe me sa duket këtë herë propozimet nuk janë shumë larg njëri-tjetrit.

Thellë në mushkëri

Edhe Matthias Groote dhe Karl-Heinz Florenz u kanë prezantuar eurodeputetëve një shifër. 700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit thotë Groote. Ata theksojnë se ligji i ri nuk synon të ndrydhë lirinë e njerëve sa i përket konsumit të duhanit, por për t’i mbrojtur ata. P.sh. tek cigaret me mentol, mentoli mpin rrugët e frymëmarrjes dhe njerëzit e thithin tymin e duhanit edhe më thellë në mushkëri. Prandaj Groote dhe Florenz duan që mentoli dhe substanca të tjera kimike që përzihen me duhanin e cigareve të ndalohen me ligj.
Vendimi i Parlamentit Evropian, të cilin Matthias Groote po e mbron aktualisht kundrejt Këshillit të Ministrave në takimin me dyer të mbyllura, parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin.
Dy të tretat e paketave të cigare duhet të përmbajnë paralajmërime për dëmet e duhanit dhe fotografi tronditëse, mentoli dhe substancat e tjera kimike shtesë do të ndalohen. Megjithatë, ky vendim nuk është ligj dhe qeveritë e disa vendeve anëtare duan ta favorizojnë nga pak industrinë e duhanit. Por themelet e ligjit janë hedhur dhe lobiistët me sa duket nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre kësaj here.(DW)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit