3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ahmeti: Do të jemi transparent

Më të lexuarat

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se me ardhjen e tij në qeverisje, Komuna e Prishtinës, do të jetë model i transparencës në prokurim publik.

Ai ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale, duke thënë se këto 5 ditë fushat të balotazhit, partia në pushtet, po mundohet t’i shfrytëzoj maksimalisht. Ai ka thënë se ka parë që në një fshat, edhe pse ka rënë shi, një kompani ka bërë shtrimin e asfaltit edhe pse kushtet atmosferike, sipas tij, nuk e lejojnë një gjë të tillë.

“Dëshira jonë dhe vullneti të cilin do ta realizojmë është që Komuna e Prishtinës të jetë model i transparencës në prokurim publik dhe projekte. Këto ditë kemi parë anomali të ndryshme, parmbrëmë kemi parë në një fshat në ora 9 të natës duke rënë shi kam parë një kompani duke shtruar asfalt dhe natyrisht është koha e fushatës po mundohen që edhe këto 5 ditë të fundit t’i shfrytëzojnë, të punojnë edhe në kushte shumë të rënda atmosferike. Tërë vitin nuk punojnë edhe në dritë e tash edhe në shi edhe në borë shtrojnë asfalt kur e dimë se kushtet atmosferike nuk lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Ahmeti.

Kandidati i VV-së, ka thënë se në Zyra e informimit në komunë do të punoj edhe pas orës 16:00, deri në orën 20:00 në mënyrë që qytetarët të marrin përgjigje nga komuna. Ai ka thënë se këtë shembull e ka marrë nga bashkia e Tiranës dhe disa qytete të regjionit. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit