3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Internet në burgjet e Kosovës

Më të lexuarat

Burgimi do të duhej të ishte dënim dhe shkëputje me botën e jashtme, mirëpo në Kosovë, është ë kundërta.

Të burgosurit në Dubravë, kanë lloj-lloj priviliegjesh, duke nisur nga dalja prej burgut për fundjavë, ndjekja e ligjeratave e deri te luksi i çasjeve në rrjetet sociale.
I denuari me 35 vjet burgim, nga Dubrava përmes facebookut, bën thirrje që të votohet PDK-ja.
Është ky Gani Sahiti, vrasësi i drejtorit të arsimit të Komunës së Prishtinës Remzi Salihu. Të gjitha postimet e tij në facebook janë bërë përmes telefonit mobil, e aty përfshihen pos thirrjes për të votuar PDK-në, fotografi të tij me rroba burgu e tjera me shokët e tij të dhomës.
Të burgosurit nuk do të duhej të kishin as telefona, por ata I kanë, edhe me Internet ose “wireless”.
Ktv-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga sherbimi korrektues I Kosovës, por Shemsi Hajrizi që është ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm, e as zëvendësi I tij Bajram Bujupi, nuk kanë pasur kohë të flasin për këtë.
Shoqëria Civile ka shumë kritika për këtë.

“Fakti që gjinden mjete të palejuara, të cilat shfrytëzohen nga ana e të burgosurve, brenda burgjeve të Kosovës, është tejet shqetësues, sepse kjo tregon për një brishtësi të sigurisë në këto institucione. Nëse gjinden thika, telefona dhe përdoret inteneti nga ana e të burgosurve, kjo tregon që nuk ka një kontrollë të duhur. Natyrisht që do të duhej të kishte përgjegjësi nga ana e oficerëve të Sherbimit Korrektues dhe zingjirit komandues”, ka thënë Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Gani Sahiti ka vrarë Remzi Salihun në zyrën e tij në vitin 2011, pasi sipas tij, I ishte mohuar e drejta për të qenë drejtor i një shkolle fillore. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit