-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Algjeria kërkon dëmshpërblim prej Francës për viktimat e testimeve bërthamore

Më të lexuarat

Algjeria do të formojë komisionin për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga këto testime.

 

Algjeria po përgatitet për të kërkuar dëmshpërblim nga Franca.

Si arsyetim paraqiten testimet e armëve bërthamore që Franca bëri në territoret e Algjerisë.

Ministri i Muxhahidëve të Algjerisë, Et-Tayyib Zeytuni tërhoqi vëmendjen në testimet bërthamore dhe shtoi se do të formohet komisioni për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga këto testime.

Franca mes viteve 1966-1996 ka kryer 210 testime bërthamore në Algjeri dhe Polinezinë Franceze.

Nga këto testime, të cilat kanë hyrë në historinë franceze si “njolla të zeza”, janë ndikuar mbi 100 mijë persona.

Ish-Presidenti, Jacques Chirac gjatë mandatit të tij i dha fund këtyre testimeve dhe vendosi të paguhen dëmshpërblime viktimave të tyre.

Franca pretendon se gjatë këtyre testimeve janë ndikuar afërsisht 500 persona, ku shumica e tyre ishin ushtarë.

Ndërkaq Algjeria thotë se nga testimet bërthamore janë ndikuar 18 mijë civilë, shumica e të cilëve kanë humbur jetën brenda disa viteve.

Edhe pse në vitin 2010 ka hyrë në fuqi ligji për pagesën e dëmshpërblimeve viktimave të testimeve bërthamore, deri më tani këto dëmshpërblime u janë paguar vetëm 20 personave.

Sipas të dhënave jozyrtare, prej 3 mijë viktimave, të cilat kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, të paktën 35% prej tyre janë duke u orvatur me sëmundjen e kancerit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit