1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Siri, fëmijët vriten nga snajperat (Video)

Më të lexuarat

Më shumë se 11 mijë fëmijë kanë mbetur të vdekur të qëlluar me armë nga forcat e kriminelit Bashar Esad gjatë konfliktit pothuajse 3-vjeçar civil në Siri, raportoi një grup i specializuar britanik.

Të paktën disa qindra prej tyre janë shënjestruar prej snajperave, ndërsa shumica e të miturve kanë mbetur viktimë e ciflave të predhave me të cilat janë goditur lagjet e tyre ose nga shpërthimet me bombë.

Besohet se numri i fëmijëve të cilët kanë humbur jetën në Siri të jetë disa herë më i madh, kombinuar me arsye të tjera si uria, etja apo pamundësia për t’u kuruar.

Raporti i përpiluar në Oksford synon të tregojë se ndërsa forcat kriminele të Bashar Esadit vazhdojnë mësymjet në zonat urbane, ata që po vuajnë më shumë pasojat e luftës janë civilët e mbi të gjitha fëmijët.

Ndërsa lufta po intensifikohet në këto javë, ajo që organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë është që të bëhet më shumë nga luftëtarët për të mbrojtur fëmijët dhe të eliminohet hapja direkte e zjarrit ndaj tyre.

Përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve janë shndërruar prej kohësh në një armë lufte për demoralizimin e kundërshtarit në Siri, vend ku konflikti ka shkaktuar të paktën 200 mijë viktima dhe më shumë se tre milionë refugjatë të shpërngulur jashtë vendit. 

* Videot e gjendura më poshtë përmbajnë materiale të cilat mund të jenë të ndieshme dhe të rënda, por fatkeqësisht ky është realiteti me të cilin përballen cdo ditë prindërit në Siri.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/Lt5mPz3I36c” frameborder=”0″ allowfullscreen] [iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/oy0AlByg6RQ” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit